4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama paralajmëron opozitën: Kush bllokon rrugën shkon në burg! Kjo ishte...

Edi Rama paralajmëron opozitën: Kush bllokon rrugën shkon në burg! Kjo ishte frika ime para 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e policisë para 30 qershorit dhe pas kësaj date. Në një aktivitet të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, policia e fitoi betejën me ata që nuk donin shtetin e së drejtës.

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar. Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme. Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi. Ina Nuku reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit“, tha Rama.

Për më tej ai premtoi se do të ketë rritje rroge për efektivët e policisë si dhe modernizim në pajisje. Po ashtu paralajmëori dhe ndryshimet e kodit penal ku sulmi ndaj policit do të ndëshkohet me burg dhe jo vetëm me gjobë siç është aktualisht.

E njëjta forcë ligji do të jetë edhe për ata që bllokojnë rrugët me protesta dhe që bllokojnë punët publike.

“Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të “tokës së xanun” me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike”.

“30 qershori shpërbleu të drejtën dhe jo të majtën, forcën e punës dhe jo të dhunës. Duhet të kuptojmë se duhet të jemi të denjë në shërbim të vendit. Ata që shpëtuan demokracinë janë ata që e duan më shumë. Duhet të na shërbejë për të përmirësuar më parë veten. Ju keni shumë për të bërë, ndërsa unë kam edhe shumë më shumë se ju për të mësuar dhe për të bërë për vendi“, tha Rama më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments