3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Paloka-PD : Përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe...

Edi Paloka-PD : Përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha (VIDEO)

linku https://zhurnal.mk/edi-paloka-perkthyesi-ne-shtepine-e-verdhe-ishte-artan-grubi-dhe-jo-lulzim-basha-video/

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Më datë 17 nëntor përmes një daljeje për shtyp, nënkryetari Edi Paloka u shpreh se Rama dhe Ministria e Jashtme Ruse janë të vetmit që flasin akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Paloka shtoi se e gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Paloka: Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh: Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës. Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha. Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së. Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua. Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19. Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçiçit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje. Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua. ​ Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments