2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDy viktima dhe 5 raste të reja me Covid-19, shërohen 95 pacientë

Dy viktima dhe 5 raste të reja me Covid-19, shërohen 95 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 249 teste, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 1, Tetovë 1, Prilep 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.511.

Gjithsej 95 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 32 pacientë nga Shkupi, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, dy nga Tetova dhe 7 nga Manastiri. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 947.

Brenda 24 orëve të fundit dy raste tjera me Covid-19 në vendin tonë kanë përfunduar me fatalitet. Në viktimë është nga Kumanova kurse viktima tjetër nga Struga. Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në vendin tonë shkon në 84.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments