15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeDy javë para raportit të KE-së, Bujar Osmani i bindur për fillimin...

Dy javë para raportit të KE-së, Bujar Osmani i bindur për fillimin e negociatave

Dy javë përpara publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian, zv. kryeministri Bujar Osmani nuk dëshiron të bëjë të ditur detaje rreth tij, edhe pse ka parë versionin kornizë. Osmani vazhdon të besojë se vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim brenda vitit.

Unë kujtoj se storja e Maqedonisë së Veriut është aq e fuqishme që tejkalon kufinjtë e vendit dhe të rajonit, është storje e cila nuk mund të injorohet dhe storje e cila po të injorohet do të dëmtojë rëndë dinamikën pozitive në vend, në rajon, por edhe do të dëmtojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Andaj nuk shoh alternativë përveç se vendim për fillim të bisedimeve këtë vit – tha Bujar Osmani, zv. kryeministër.

Këto komente Osmani i bëri pas simulimit të mbledhjes së Këshillit të Evropës me studentët e Universitetit “Nënë Tereza”. Raporti i Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj, disa ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Pas kësaj, në qershor, Këshilli Evropian do të shqyrtojë vendimin për fillimin eventual të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me vendet tjera kandidate. Qeveria shpreson që mbledhja e parë ndërqeveritare, që nënkupton fillimin zyrtar të negociatave me BE-në të mbahet në dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments