9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDr Florin Besimi: Ne bëjmë çfarë themi, dhe themi çfarë bëjmë

Dr Florin Besimi: Ne bëjmë çfarë themi, dhe themi çfarë bëjmë

Kandidati i BDI-së, në Zonën e 6-të zgjedhore,doc. dr. Florin Besimi, ka cekur se “Ne nuk qeverisim me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit!”.

Ne bëjmë çfarë themi, dhe themi çfarë bëjmë, realizo ëndrrën, koha për Kryeministrin e parë shqiptar, ka cekur dr. Florin Besimi dhe ka ftuar qytetarët pa dallim ta votojnë numrin 9.

Programi i BDI-së, është gjithëpërfshirës dhe i detajuar, program sa optimist, aq i realizueshëm, sa profesional, aq i nevojshëm për qytetarët.

Në hyrje të programit të BDI-së, shkruan:

Programi jonë përfshinë porosinë e të parit ndër ne, Kryetarit Ali Ahmeti, për të vijuar me frymën dhe përcaktimet tona ideologjike për barazi sociale, raport taksativ mbi punët kryesore të realizuara që nga viti 2002 deri në vitin 2020, shtjellim të pesë shtyllave dhe prioriteteve programore për periudhën para nesh, për të përfunduar me punët të cilat do t’i realizojmë bashkë me ju në mandatin vijues dhe për të cilat kërkojmë besimin tuaj.

Ky program përfshin vizionin tonë të ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë, përmes politikave, reformave dhe projekteve konkrete të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo platformë do të bëhet pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin 2020 – 2024.

Pas rrumbullakimit të suksesshëm të përpjekjeve tona për liri dhe barazi, koha është për drejtësi dhe zhvillim. Gjatë këtyre viteve, konsistenca, qëndrueshmëria, përkushtimi, realizimi dhe fjala e mbajtur kanë shënuar bashkëpunimin tonë me ju dhe përmbushja e tërësishme e premtimeve tona programore kanë justifikuar besimin tuaj ndër vite.

Duke vlerësuar lartë besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë deri tani, të përgjegjshëm për detyrimet që rrjedhin nga ai, zotohemi të vazhdojmë në realizimin e punëve që na presin përpara, bashkë me Ju!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments