9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeDorëheqja e Hashim Thaçit si president i Kosovës, Rama: Ka gjjithë mbështetjen...

Dorëheqja e Hashim Thaçit si president i Kosovës, Rama: Ka gjjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë!

Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetjen e Shqipërisë për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas dorëheqjes nga posti i presidentit. Përmes një postimi në Facebook  zoti Rama shpreh bindjen se nga ky procese e vetmja gjë që do të vërtetohet do të jetë pastërtia e UÇK. “Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj” shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mesditën e 5 Nëntorit, Presidenti Thaçi dha dorëheqjen, pasi Gjykata Speciale në Hagë, ka provuar akt-akuzat ndaj tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments