Doli në qarkullim libri i pestë i historianit Arben P. Llalla me titull: Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së re

244

Doli në qarkullim libri i pestë i historianit Arben P. Llalla me titull: Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së re, ku autori sjellë të dhëna që arvanitasit, pra shqiptarët e Greqisë çliruan Greqinë, ishin president, kryeministra, akademikë, etj. Në këtë libër flitet edhe për Mitet e historiografisë grekë për periudhën osmane dhe mitet e kryengritjes së 1821 informon Tetovasot .
Arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Krijuesit e shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Kryeministri i parë i shtetit grek ishte një arvanit me origjinë nga Gjirokastra dhe quhej Jani Kapodistria(1776-1831) i cili ishte birësuar në Korfuz nga familja e dëgjuar Kapodistria. Vetë Jani Kapodistria ishte djali i Andon Gjikës nga Gjirokastra që kishte mërguar në ishullin e Korfuzit.
Arvanitasve u takoi nderi më i lartë që t’ia sillnin kurorën e Greqisë mbretit të saj Otton, sepse të tre anëtarët e komisionit që u dërguan, ishin arvanitasit Andrea Miauli, Kostë Boçari dhe Dhimitër Pllaputa. Në vitin 1832 ata udhëtuan në Mynih të Gjermanisë për t’ia vënë kurorën e Mbretërisë Greke, Ottonit, djalit të dytë të mbretit të Bavarisë, Ludovikut të Parë.
Arvanitët sot i gjen në majën më të lartë të shtetit grek. Duke filluar që nga heronjtë e kryengritjes për pavarësi të vitit 1821, diku rreth 20 kryeministra të Greqisë kanë qenë me origjinë shqiptare, shumë ushtarakë të lartë, politikanë në nivele të tjera etj., ishin arvanitas.Duke qenë të lidhur me pjesën tjetër të popullatës, ata dhanë ndihmesë në themelimin dhe vulosjene shtetit grek.Kryeministri i dëgjuar i viteve 1920, Elefterios Venizellos ishte me origjinë arvanite, i lindur në fshatin arvanitas Lakonia.
Nga gjiri i racës arvanitase dolën edhe kryetarë të Republikës Greke, si Pavlo Kundurioti, Teodoros Pangallos, Aleksandër Zaimi etj.
Ahmet Selmani redaktori i këtij libri shkruan: Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së r, mund të themi se në këtë rast kemi të bëjmë me një qasje gjithëpërfshirëse në aspektin historik, politik, kulturor etj. Referencat e shumta shkencore, përqasjet krahasimtare, sintezat e qarta, analizat e holla, e bëjnë këtë libër të veçantë. Në fakt, me anë të tij është arritur të rrëzohet miti i Greqisë duke u përdorur fati tragjik i arvanitasve si argument i fuqishëm shkencor. Të dhënat e shumta historike, gjeografike, gjuhësore, kulturore, toponimike, letrare, politike etj., janë argumente sui generis.
E para, libri për arvanitët është një çështje e paprekur në këtë mënyrë, siç e ke trajtuar e ndërtuar ti, pra në totalitetin e saj historik, shkencor, politik, diplomatik dhe kombëtar.
E dyta, libri karakterizohet nga shumë fakte (dëshmi, citate, libra, shkresa, raporte, deklarata etj.), ashtu siç e kërkon shkenca e historisë, duke krijuar një mozaik sa të qartë, aq edhe të dhimbshëm për realitetin tragjik të kësaj pjese të popullit tonë.
E treta, krahas shumë fakteve, librin e shquan edhe qasja analitike, pra interpretimi i tyre me logjikë shkencore, filozofike e politike, duke krijuar një imazh të qartë për kontekstin e gjërave në kohë dhe hapësirë. Kjo do të thotë se në njërën anë kemi të bëjmë me historinë si koncept shkencor, por në anën tjetër edhe me historinë si koncept politik.
E katërta, libri në fakt është demitizim i historisë zyrtare e nacionaliste; ofron alternativën e domosdoshme të leximit dhe perceptimit të së vërtetës. Në këtë mënyrë na del një libër paqësor e human, që nuk nxit urrejtje, por që fton në tryezën e së vërtetës historike për t’i flakur dilemat, gënjeshtrat dhe manipulimet politike.TetovaSot