13.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeDimitrov: Është gënjeshtër notore se jam i përzier në rastin “REKET”

Dimitrov: Është gënjeshtër notore se jam i përzier në rastin “REKET”

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot mohoi pretendimin për përfshirjen e tij në rastin “Zhvatja”, dhe kërkoi nga “Republika” ta tërheqë siç tha “gënjeshtrën notore”, në kundërshtim do të parashtroj padi.

MPJ e transmeton reagimin e Dimitrovit, të cilin ai e publikoi edhe në profilin e tij në Fejsbuk.

“Kërkoj menjëherë ‘Republika’ ta tërheqë gënjeshtrën notore se jam i përzier në rastin ‘Zhvatja” dhe të më kërkojë falje për insinuatën e neveritshme në tekstin titulli i të cilit nuk ka lidhje me pretendimet brenda. Në të kundërtën, për herë të parë në jetë do të padis. Nuk do të lejoj propaganda të më njollosë në një rast në të cilin unë nuk kam absolutisht kurrfarë lidhje. E kam plotësisht të qartë se statusi im i fundit zgjoi shumë fantazma të cilët dukshëm frikësohen nga njerëz pa njollë krimi në karrierat e tij dhe më e rëndësishmja – njerëz të gatshëm deri në fund të luftojnë për drejtësi”, thotë Dimitrov në përgënjeshtrimin, transmeton Koha.mk

Ai theksoi se pret edhe propagandë dhe betejë të pandershme, por, siç thotë përgjigjja e tij gjithmonë do të jetë me dinjitet.

“Pres edhe propagandë dhe betejë të pandershme dhe përgjigjja ime do të jetë me dinjitet, por në të njëjtën kohë dhe e pamëshirshme ndaj kriminelëve dhe atyre të cilët ata i mbrojnë përmes defokusimit dhe gënjeshtrave. Hyra në politikë që ta largojmë turpin nga krimi dhe korrupsioni i dukshëm dhe asnjëherë nuk do të ndaloj në luftën me këtë errësirë. Këto tentime, përkundrazi, vetëm tregojnë se jam në rrugë të drejtë. Vazhdoni natën ta quani ditë, nuk do t’ju ndihmojë. Thash – të numërohemi. Është koha”, thekson Dimitrov në përgënjeshtrimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments