19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeDeskoska dhe Mickoski thirrën Anti-korrupsionin se a mundet edhe ministër edhe anëtare...

Deskoska dhe Mickoski thirrën Anti-korrupsionin se a mundet edhe ministër edhe anëtare e Komisionit të Venedikut

Përmes një njoftimi në rrjetin scocial ‘Facebook’, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska bëri të ditur se është pranuar nominimi i qeverisë që ajo të jetë anëtare e Komisionit të Venedikut.

“Është pranuar nominimi im për anëtare të Komisionit të Venedikut. Kjo është vërtetim se janë përmbushur kriteret për anëtarësim në komision. Ju falënderoj për besimin”, shkroi Dekoska. Deskoska akuzoi Mickoskin se antar i Komisionit të Venecias nuk është funkfsion publikPër nominimin e saj, reagoi edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi për konflikt të interesave.

Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të reagojë për këtë rast. Ministrja e Drejtësisë theksoi se nuk ka konflikt të interesave, por edhe ajo i bëri thirrje komisionit të nis procedurën për këtë rast. Me këtë, anëtarja e deritanishme Tanja Karakamisheva kthehet në shtëpi. Ajo ishte një nga kundërshtaret e ashpra të ligjit për gjuhën shqipe, por edhe kundër Marrëveshjes së Ohrit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments