Çmime të reja më të larta të derivateve të naftës…

233

Benzinat do të shtrenjtohen për 1.5 denarë, gjegjësisht 1 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të lirohet për gjysmë denarë. Këtë vendim e ka sjellë Komisioni Rregullator për Energjetik.

Sipas vendimit të publikuar, nga mesnata, një litër EUROSUPER 95 do të kushtojë për 1.5 denarë më shtrenjtë dhe do të jetë 66 deanrë. EUROSUPER 98 shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të jetë 67.5 denarë për litër.

Dizeli lirohet për gjysmë denarë dhe tani një litër dizel do të kushtojë 60.5 denarë.