11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeCIA akuzon Kosovën për korrupsion të lartë e papunësi të madhe, më...

CIA akuzon Kosovën për korrupsion të lartë e papunësi të madhe, më së shumti po pësojnë qytetarët

linku https://gazetainfokus.com/cia-akuzon-kosoven-per-korrupsion-te-larte-e-papunesi-te-madhe-me-se-shumti-po-pesojne-qytetaret/

Autori: Halil Berisha 23:03 | 01 August 2019

Një raport i detajuar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës “CIA” të Amerikës është publikuar së fundmi për Kosovën, ashtu sikur për shumë shtete tjera.

Por, ajo çka bije në sy, janë kritikat e mëdha që i bëhen Kosovës, sidomos në sferën ekonomike, shkruan gazeta inFokus.

Ndër telashet më të mëdha, sipas CIA-s është papunësia e madhe dhe politikat e dobta.

“Shkalla e papunësisë është 33%, derisa 60% e të rinjve janë të papunësuar, në një vend ku mosha mesatare është 26 vjeç dhe është vend i cili shtyn emigracionin dhe përkrahë ekonominë joformale dhe të pa-raportuar. Shumica e kosovarëve jetojnë në vende rurale jashtë Prishtinës. Blegtoria jo-efikase është e zakonshme shkaku i parcelave të vogla, mekanizmit të kufizuar dhe mungesës së ekspertizës teknike. Kosova ka koston më të ulët të punës krahasuar me vendet  e rajonit. Sidoqoftë, niveli i lartë i korrupsionit, mos-respektimi i kontratave e jo-siguria elektrike kanë dekurajuar investitorët e mundshëm”.

Sipas këtij raporti, Kosova ka shumë mundësi, por që po mbesin të pashfrytëzuara, shkruan gazeta inFokus.

“Prodhimi i mineraleve dhe metaleve, përfshirë linjitin, plumbin, zinkun, nikelin, kromin, aluminin, magnezin dhe një larmi materialesh ndërtimi, dikur shtylla kurrizore e industrisë, ka rënë për shkak të vjetërsimit të pajisjeve dhe investimeve të pamjaftueshme si dhe problemeve të pazgjidhura në lidhje me pretendimet e pronësisë së minierave më të mëdha të Kosovës. Furnizimi i kufizuar dhe jo i besueshëm i energjisë është pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Qeveria Amerikane po bashkëpunon me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Bankën Botërore për të përfunduar një tender tregtar për ndërtimin e Kosovës C, një termocentral i ri me linjit që do të përfitonte nga rezervat e mëdha të  linjitit në Kosovë.

Në vitin 2014, gati 60% e importeve nga dogana e Kosovës ishin mallra të BE-së. Në gusht 2015, si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova nënshkroi marrëveshje për telekomunikacionin dhe shpërndarjen e energjisë, por mosmarrëveshjet mbi atë se kush zotëron asetet ekonomike, siç është konglomerati i minierave Trepça, vazhdojnë.”.

E në raport, përmendet edhe qeveria Mustafa.

“Kosova e përjetoi deficitin e parë të buxhetit në vitin 2012, kur shpenzimet qeveritare u rritën ndjeshëm. Në maj 2014, qeveria prezantoi një rritje të pagave prej 25% për punonjësit e sektorit publik dhe një rritje të barabartë të përfitimeve sociale. Të ardhurat qendrore nuk mund të përballonin këto rritje dhe qeveria u detyrua të zvogëlojë investimet e planifikuara kapitale. Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Mustafa, një ekonomist i trajnuar, kohët e fundit bëri disa ndryshime në politikat fiskale, duke zgjeruar listën e importeve pa taksa, duke ulur TVSH-në për artikujt bazë ushqimor dhe shërbimet publike, dhe duke rritur TVSH për mallrat tjera”.

Megjithatë, sipas inteligjencës amerikane ata që më së shumti po pësojnë, janë qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropë, përjashtuar Moldavinë, me të ardhura “per capita” 10 mijë e 400 dollarë në vitin 2017. Derisa, ekonomia e Kosovës po vazhdon të përparoj, papunësia nuk është ulur, as standardet e jetës nuk janë ngritur, për shkak të mungesës së reformave ekonomike dhe investimeve”./Gazeta inFokus/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments