15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeÇFARË PARASHEH LIGJI PËR MENAXHIM ME KRIZAT?!

ÇFARË PARASHEH LIGJI PËR MENAXHIM ME KRIZAT?!

QEVERIA MUND TË MENAXHOJË EDHE ME RESURSE PRIVATE POR EDHE TË QYTETARËVE


Pas shpalljes së gjendjes së gjendjes së krizës Qeveria mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve. Këtë e parasheh ligji për menaxhim me krizat, në nenin 33 të të cilit, në paragrafin 1 dhe 2 përcaktohet se cilat burime mund të shfrytëzohen në rast krize.

NENI 33- LIGJI PËR MENAXHIM ME KRIZAT

1. Në rast krize, burimet e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe të shoqërive tregtare që janë të një rëndësie të veçantë për të punuar në krizë, mund të përdoren, në përputhje me ligjin.

2.Me kërkesë të qeverisë, mbi baza të marrëveshjes së arritur me Qendrën për menaxhim me kriza ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe burimet e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik, që nuk janë përfshirë në paragrafin 1 të këtij neni.

Në këtë ligj parashihet edhe kompenzim prej 30 përqind të pagës mesatare mujore neto-për punonjës, nga ana e shtetit, për përdorimin e burimeve private . Ndërsa është e përcaktuar edhe vlera e kompenzimit për dëmtimin ose shkatërrimin e tyre.
NENI 33- LIGJI PËR MENAXHIM ME KRIZAT

“3.Tarifa ditore për përdorimin e burimeve të përmendura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni është deri në 30% të pagës mesatare mujore neto, për punonjës në Republikë, të botuar nga Zyra e Statistikave të Shtetit në muajin para sigurimit të burimeve, dhe pagesa për dëmtimin ose shkatërrimin e tyre nuk mund të jetë më e vogël se vlera e tregut të pasurisë, të cilën e kishte në kohën kur është dëmtuar ose shkatërruar, e përcaktuar në bazë të elementeve me të cilat sipas zakoneve çmimi përcaktohet në varësi të kohës dhe vendit në treg.”

Sipas ligjit, evidencën për resurset i udhëheq qendra, ndërsa për mënyrën e mbajtjes së regjistrave dhe përcaktimin më të afërt të shumës së kompensimit për përdorim, dëmtim apo shkatërrim të resurseve, e miraton Qeveria.

NENI 33- LIGJI PËR MENAXHIM ME KRIZAT

6.Qytetarët, ndërmarrjet publike, ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë mund të heqin dorë nga tarifa për përdorimin e burimeve me kërkesën e tyre dhe me një deklaratë me shkrim.

Vendimi për gjendjen e krizës nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, ndërsa nëse gjendja zgjat më shumë dhe ka nevojë që të tejkalohet kjo periudhë, Qeveria do të duhet të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të afatit ose të propozojë shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments