5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaÇfarë kushtesh duhet të plotësoni për të hyrë në Gjermani?

Çfarë kushtesh duhet të plotësoni për të hyrë në Gjermani?

Njoftim lidhur me kushtet që duhet plotësuar personat që jetojnë në vendet jashtë BE-së për hyrje në Gjermani

Së fundmi, është publikuar një udhëzimi i Ministrisë së Brendshme gjermane lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë personat nga vendet jashtë BE-së për të mundësuar hyrjen e tyre në Gjermani.

Udhëtimi i të gjithë personave nga vendet e treta (jashtë BE-së), të cilët nuk përfshihen në listën e vendeve të cilësuara “pozitive”, duhet të plotësojnë sa më poshtë vijon:

Udhëtimi i personave nga vendet jashtë BE-së drejt Gjermanisë është i mundur nëse ata kanë familjarë të afërt në Gjermani (bëhet fjalë për familjarë të linjës së parë, prindër, bashkëshort/e, fëmijë).

Së pari duhet të plotësohen kushtet bazë të udhëtimit (pasaporata e vlefshme biomterike ose viza afatgjatë) dhe një “arsye e ngushtshme” familjare). Në këtë kategori nuk përfshihen udhëtimet thjesht për vizita pranë familjes, por udhëtimi për t’u takuar me fëmijët (nën 18 vjeç) apo bashkëshortin/bashkëshorten. Lista e mëposhtme sqaron disa nga “arsyet e ngushtme” familjare, që mund të jenë:

-Vizita e një fëmije (nën 18 vjeç) te prindërit;

-Udhëtimi me qëllim lidhje martese;

-Vizita për të marrë pjesë në dasma ose varrime;

-Shoqërimi i bashkëshortes/bashkëshortit me shtetësi gjermane për në vendbanimin në Gjermani/ apo për t´u shpërngulur në Gjermani nga një vend tjetër;

-Shoqërimi i fëmijëve me shtetësi gjermane nga njëri prej prindërve, edhe në rastin kur prindi tjetër qëndron jashtë Gjermanisë;

Nga ana tjetër, nga të gjithë udhëtarët kërkohet që të kenë me vete dhe të mund të paraqesin tek autoritetet kufitare gjermane dokumentacionin e nevojshëm, i cili dëshmon/përligj domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre drejt Gjermanisëtransmeton albinfo.ch.

Gjithsesi, edhe në rastin e paraqitjes sa më sipër, vendimi përfundimtar mbi lejimin për hyrjen ose jo në Gjermani do të merret nga autoritetet kufitare në pikën hyrëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments