9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaSportBundesliga po kthehet, ndeshjet e para pritet të luhen më 9 maj

Bundesliga po kthehet, ndeshjet e para pritet të luhen më 9 maj

Politikanët në Gjermani kanë sugjeruar që Bundesliga mund të vazhdojë më 9 maj, përkundër përhapjes së koronavirusit.

Elita e futbollit gjerman është pezulluar për shkak të pandemisë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë xhiro në edicionin aktual.

Politikani Markus Soder i ka thënë gazetës Bild se “parakushtet ekzistojnë, është një koncept i menduar mirë”.

“Ajo që ka prezantuar DFL-ja dëshmon se masat mbrojtëse janë në vend. Mund të imagjinoj që mund të kthehemi me ndeshje pa shikues. Ndeshjet me tifozë janë plotësisht të pamenduara. Mund të imagjinohet që të nisim me ndeshje që më 9 maj. Një është e qartë, një fundjavë me ndeshje futbolli është shumë më e durueshme se një fundjavë pa futboll”, ka thënë ai.

Edhe njerëz tjerë të politikës kanë përkrahur idenë që ndeshjet të vazhdojnë prej 9 majit, pa praninë e shikuesve. Klubet e Bundesligës kanë nisur kohë më parë me stërvitje nën kushte të veçanta.

“Po marrim sinjale pozitive. Politika ka besim te ne dhe tani ne dhe lojtarët duhet të jemi shembull”, ka thënë udhëheqësi i Ligës gjermane, Christian Seifert.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments