7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani / Gjermania pritet të vendosë për nisjen e bisedimeve mes...

Bujar Osmani / Gjermania pritet të vendosë për nisjen e bisedimeve mes KE dhe RMV më 26 shtator 2019

Javën e ardhshme, Bundestagu gjerman do të vendosë nëse është për fillimin ose jo të negociatave të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian. Vota e Gjermanisë është e rëndësishme pasi ishte pikërisht arsyeja e shtyerjes së dhënies së datës në qershor. Zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin ku thotë se ka marrë garancë që Gjermania do të mbështesë fillimin e negociatave me Shkupin. Osmani në Berlin ka takuar ministrin shtetëror për Evropë Mihajl Rot.

Mora konfirmim për mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe për votë në Këshill por edhe pritje që Bundestagu do të verifikojë ose do të aprovojë bindshëm rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve. Ajo që gjithashtu ishte moment i rëndësishëm dhe i mirë për mua sot ishte letra për mirëseardhje nga kryetari i Bundestagut, presidenti i Parlamentit gjerman që të marr pjesë në seancën plenare të Bundestagut javën e ardhshme në atë moment kur Gjermania do të aprovojë vendimin për fillim bisedimesh”-tha Bujar Osmani, zv/kryeministri për çështje evropiane.

Ndërkohë gjatë javëve të ardhshme do të dihet se kur, për këtë çështje, do të vendosin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se shpreson që Maqedonia e Veriut të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave.

Ne shpresojmë që Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat për anëtarësim pas takimit të Këshillit të Evropës më 16 tetor. Ne besojmë se qeveria në Maqedoninë e Veriut e ka kaluar këtë kriter, madje shumë herë. Maqedonia e Veriut, gjithsesi se mund ta ndihmojë kauzën e saj me zbatimin e agjendës së reformave dhe zbatimin e ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Ne do të donim të ishim partnerë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të agjendës së reformave. Duam ta ndihmojnë atë vend të ecë përpara”-pohoi Metju Palmer, Deputeti special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Shkup ditë më parë, presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ftoi vendet anëtare të BE-së të bëjnë pjesën e tyre, gjegjësisht të votojnë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments