3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani / "Fshesa " për BDI term ofendues, nënkupton pastrim të...

Bujar Osmani / “Fshesa ” për BDI term ofendues, nënkupton pastrim të…

BDI ndjehet e nënçmuar nga “fshesa” e paralajmëruar e kryeministrit Zoran Zaev. Zëdhënësi i integristëve, Bujar Osmani thekson se asnjë nga ministrat dhe bashkëpunëtorët e Zaevit në Qeveri nuk është material për fshesë, duke paralajmëruar takim mes Ahmetit dhe Zaev për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Osmani shtoi se temë bisedimi mes liderëve do të jetë edhe emri i ministrit që do të udhëheq me Ministrinë për Sistem Politik.

Termi fshesë është i papërshtatshëm për shkak se bashkëpunëtorët tanë qoftë në Qeveri ose parti politike mund të jenë pjesë e ndryshimit të pozitave por ata nuk janë lëndë e fshesës dhe mendoj se kjo është ofenduese për bashkëpunëtorët e cilësdo parti politike -deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska hedh poshtë zërat se do të kthehet në Ministrinë e Arsimit, por duke mos e mohuar mundësinë që të largohet edhe nga Drejtësia.

Nuk do të kthehem në Arsim. Nuk jam Nikolla Todorov që të shëtis nëpër të gjitha ministritë. A do të largohem nga Ministria e Drejtësisë ose jo, nuk e di. Qëllimi im është të shkoj para dhe jo të kthehem mbrapa. Vendi i vetëm ku do të kthehesha përsëri është Fakulteti Juridik dhe jo Ministria e Arsimit – tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pranon se kryeministri Zaev dhe LSDM posedojnë një listë dhe koncept mbi të cilin do të bëhen ndryshimet.

Do të presim që kryeministri ta thotë dinamikën dhe nivelin e funksionarëve që do të ndërrohen, por duhet të them se konceptin se si do të funksionojë sigurisht se e kemi – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Jo zyrtarisht, pas inaugurimit të presidentit të ri në Parlament, i pari i organit ekzekutiv do të nisë me pastrimet brenda partiake dhe brenda qeveritare. Ndër resorët që përmenden se do të kenë ndryshime emrash janë, Ministria e Drejtësisë, ajo e Arsimit, Bujqësisë, Ministria e Jashtme dhe Shëndetësisë. Në nivel partiak, brenda LSDM-së pritet të ketë shkarkime nga pozitat partiake. Jo zyrtarisht mësohet që “fshesa” e Zaev do t’i përfshijë pozitat më të larta partiake si pasojë e pakënaqësisë nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale, e posaçërisht në Shkup. Ndërkohë, Zaev është duke shqyrtuar edhe emrin e ri të Ministrit të Kulturës, i cili nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i takojë partisë Alternativa apo do të shkëmbehet me resor tjetër.A

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments