19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani dhe Xuo nënshkruan donacion nga ana e Kinës për 104...

Bujar Osmani dhe Xuo nënshkruan donacion nga ana e Kinës për 104 pajisje për shëndetësi me vlerë 4 milion euro.Çfarë fshihet …?

lajmi interaktiv

SHBA-të non -stop tërhjekin vërejtjen se në Ballkanin Perendimor ndikimi në fillim ekonomik e më vonë kur je borxhli ndikimi politik kuptohet është i pranishëm si domosdoshmëri ,pra ndikimi i Kinës Rusisë dhe Turqisë për çdo ditë po rritet mund të jetë me pasoja për vetë shtet e Ballkanit Perendimor .A po hyn Kina për të ndikuar politikisht në një të ardhme të shpejtë në Ballkanin Perendimor nëpërmes në fillim donacioneve e më vonë kapitalit -kredive që është një kapje moderne e shtetit që mer kreditë dhe ndikimet e kredituesit në krijimin e të gjitha politikave i pashmangshëm.Në fillim kjo u praktikua tek Mali i Zi ,tash tek Maqedonia Veriore .Dhe apo thehen shtizat e ndikimeve politike në Ballkan nëpërmes kapitalit.Në fillim investimet Kineze në Maqedoninë veriore erdhën në kohën e Branko Cërvenkovskit nëpërmes kredisë bankare mbi 100 milion euro për ndërtim të Hidrocentralit Kozjak fund vitet 1997 -2002 (ende nuk dihet au la kjo kredi bankare ),më vonë aventurën me investimet kineze më të dukshme në të vërtetë si kapitalet bankare-kredi e vazhdoi Nikolla Gruevski si Kryeministër ( autobusat dy katshe ) si dhe ajo që e filloi Gruevski a do e përfundojë Zaevi nuk dihet Autostrada Shkup -Prilep -Kërçovë -Ohër e cila deri tash i ka hëngër mbi 500 milion euro kredi kineze me projektues e ndërtues dhe realizues me firma kineze .Që të jetë ironia kjo autostradë po të kalonte në rrjedhën normale do kushtonte tre fish më lirë në relacionin Shkup-Tetovë-Gostivar -Kërçovë- Strugë -Ohër sepse traseja diku autostradë-diku rrugë magjistrale -diku regjionale e diku lokale ekziston është lëvizëse dhe me pak korrigjime në shtrirje-hapje- zgjërime pra kalimi nëpër territore shqiptare,si Tetova-Gostivari-Kërçova -Struga ishte thikë për neonacionalistët maqedonas por edhe me bekimin e partisë shqiptare BDI si koalicion partneri shkoi në kahjen jo normale Shkup-Prilep-Kërçovë edhe atë nuk e prek Kërçovën si qytet por si qarkore ,sepse nga ky kulaç 500 milionësh në vend që të ndahej në investime dhe riparime rrugësh nëpër qytete shqiptare ta zëmë gjysma 250 milion euro ku do kishin fituar edhe ata që do tu eksproporohej toka ,pastaj do të aktivizoheshin mekanizma të firmave shqiptare dhe bukë do hanin edhe puntorë krahu-fizik shqiptarë nga Maqedonia Perendimore,rreth autostradës do ishin ndërtuar objekte të tjera shtesë hotelierike ,pompa benzini etj .Pushteti Vmro-DPMNE – e heshti BDI dhe tipa të unët për pushtet,pra si partnere koalicioni pranuan kta të BDI-së dhe u kënaqën me përfitime vetanake familjare jo nacionale pra për vetëm disa 10 miliona euro përfitime tendere firmave nga FAMILIA Kërçova për automjete kamiona të rrëndë – bartëse zalli (grilli ) bagera rrafshimi etj,nuk u bë autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë -Strugë-Ohër .Dhe tash askund kjo autostradë Shkup-Prilep-Kërçovë-Ohër nuk duket në përffundim .Pra Maqedonia Perendimore mbeti zorë qore në investime kapitale as një O investime dhe BDI e LSDM do u turren votave shqiptare nga teqja e Tetovës thuajn nane llove-nane sajgija ,as u bë rruga Shkup -Bllacë ,as u bë rruga Tetovë-Jazhincë ,apo ëndra rruga Tetovë-Prizren,as u bë rruga Dibër -Rruga e Arbërit ,as rruga Tetovë- Strugë -Kufiri Qafë Thanë .Do mbajnë njerëz të caktuar të BDI-së përgjegjësi histrorike,nacionale.Pra edhe ky takim i Bujar Osmanit me Xuo ka atë qëllimin përqindjet që u takojnë me ligj në sjelljen e investitorëve dhe sërish anashkalimet e spitaleve shqiptare në Maqedoninë Perendimore me automjete të ndihmave të shpejta si me autobusët dy katësh që nuk erdhën asnjëherë në Tetovë Gostivar….www.telegrami.mk///

==============================================

lajmi që qarkullon https://zhurnal.mk/kina-dhuron-4-milion-euro-donacion-per-blerjen-e-104-auto-ambulancave/

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj kishte takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo. Në takim u shkëmbyen letra për bashkëpunim mes dy qeverive, si dhe u nënshkruan dy marrëveshje për grante të pakthyeshme për realizimin e projekteve në sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, si veprimtari shkencore-hulumtuese në lartësi prej përafërsisht 4 milion euro.

“Si Koordinues Nacional i ndihmës së huaj, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më paraqet kënaqësi të vërtetë, kur nga miqtë tanë, siç është shteti kinez, të sigurojmë ndihmë të këtillë të rëndësishme dhe mirë të targetuar. Më lejoni edhe personalisht si mjek ta shpreh kënaqësinë time që ambasada, por edhe shteti kinez, vendosën që ndihmën ta kahësojnë pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku vërtetë më së shumti mund tu ndihmojmë qytetarëve” – theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje deri tek Ambasadori Xuo për angazhimin e tij personal në mbajtjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

“Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më tani, Kina ka siguruar gjithsej 325 milion juanë ndihmë, përfshirë këtu arsimin, kujdesin mjekësor, hulumtimet shkencore dhe fusha tjera” theksoi Ambasadori Xuo, duke shpjeguar se projektet të cilat do të implementohen në periudhën e ardhshme do të jenë në favor të të dy vendeve dhe popujve, dhe do të promovojnë ndërlidhje në Ballkan, me qëllim të arritjes së zhvillimit të përbashkët nëpër rajone.

“ Marrëveshja për mbështetje në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, u financua me grante me vlerë prej 30 milion juanë, shumë e cila i tejkalon tre milion e tetëqind mijë euro, ndërsa përmes së cilave do të furnizohen mbi 100 automjete për nevojat e sektorit shëndetësor, përfshirë edhe pajisjet për nevojat e ndihmës së shpejtë mjekësore, si dhe avancimin e shërbimeve për vizita shëndetësore shtëpiake” theksoi Osmani, duke mos e fshehur kënaqësinë e nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së dytë,në vlerë prej 620 mijë juanë, apo 80 mijë euro, të paraparë si donacion për pajisjen e Institutit për Biologji Molekulare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments