11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami do të përgjigjet të mërkurën nëse do të jetë i...

Bilall Kasami do të përgjigjet të mërkurën nëse do të jetë i pranishëm në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti

Kryesia e Lëvizjes BESA do të sjellë vendim të mërkurën nëse do të pranojë ose jo ftesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie i kanë thënë gazetës KOHA se të mërkurën do të dihet nëse kryetari Bilall Kasami do të shkojë në takimin e përbashkët të liderëve shqiptar të ftuar nga Ali Ahmeti.

Me gjasë, Kasami do të jetë pjesë e takimit, megjithëse shpresojnë që edhe Ziadin Sela dhe Afrim Gashi t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Qëndrimi i BESËS është që fituesi me fituesin të lidh koalicion qeveritar, ndërsa është kundër asaj që të gjitha partitë shqiptare të jenë pjesë e Qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments