6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBedri Ajdari: “Monstra” po përdoret për të mbuluar dështimet në politikë (VIDEO)

Bedri Ajdari: “Monstra” po përdoret për të mbuluar dështimet në politikë (VIDEO)

Njëri nga familjarët e disa të akuzuarve për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, thotë se masa e paraburgimit që iu caktua të premten Agim Ismailit dhe Fejzi Azirit ishte e padrejtë, shkruan gazeta LAJM. Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur vetëm për të mbuluar dështimet e politikës sidomos pas paralajmërimeve për bllokimin e çeljes së negociatave me BE-në, nga pala bullgare.

“Rasti “Monstra” është politikë dhe përdoret si xhoker për politikën ditore. Unë në një status në Facebook e kam shkruar se dështimet në rrafshin politikë i mbuloi dhe faturën e kanë paguar Fejza dhe Agimi. Ndryshe nuk mund të komentohet. Këto skandale nuk janë të sotme dhe zanafillën e kanë që moti. Vazhdimisht kur shteti bën ndonjë skandal i aktivizon. Agimi nuk e ka shkelur ligjin në asnjë pikë të vetme. Për gjendjen e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut flasin edhe institucionet ndërkombëtare jo vetëm ne”, tha Bedri Ajdari gjatë një prononcimi për gazetën LAJM. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments