15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI: Të gjithë nëpunësve administrativë do t’iu njihet arsimi i lartë

BDI: Të gjithë nëpunësve administrativë do t’iu njihet arsimi i lartë

Konferencë për shtyp e përfaqësuesit të BDI-së dhe sekretar shtetëror në ministrinë për Shoqëri Informative dhe Administratë, Adem Avziu:

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Përkujdesin tonë për administratorët e dëshmuam me ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, i cili u votua në Parlament me 17.01.2020 dhe i njëjti nga dje (01.06.2020) është në fuqi, me ç’rast lehtësuam mundësinë e avancimit si dhe pranimin e arsimit të lartë për të gjithë nëpunësit administrativ që janë pranuar në punë me arsim të mesëm dhe në ndërkohë kanë mbaruar arsimin e lartë.

Me këtë ndryshim,  përfundimisht të gjithë administratorëve shtetëror të cilët punojnë në vendet e punës me arsim të mesëm, ndërsa të cilët deri në miratimin e Ligjit kanë kryer arsimin e lartë, do t’iu njihet, përkatësisht do t’iu vlerësohet arsimi i lartë.

Më lejoni që në pika të shkurtëra të sqaroj procesin e realizimit të së drejtës për shfrytëzimin e kësaj mundësie ligjore:
Procedurat të cilat duhet të ndiqen:

– nëpunësi administrativ (me shkollë të mesme) parashtron kërkesë deri tek udhëheqësi i institucionit;
– në Aktin e sistematizimit duhet të ketë vend të lirë “bashkëpunëtor i ri” në bazë të shkollimit që ka përfunduar nëpunësi administrativ dhe nëse i plotëson kushtet në përputhje me ligjin;
– institucioni përkatës duhet të ketë në dispozicion mjete të lira financiare për rritjen e rrogës;

* P.S nëqoftëse institucionet përkatëse nuk kanë mjete financiare në dispozicion për këtë vit kalendarik, të njejtët mund të planifikojnë mjete gjatë përpilimit të buxhetit për vitin e ardhshëm!

Më lejoni që me këtë rast t’u uroj suksese të gjithë nëpunësve administrativ për zhvillimin e mëtejshëm si dhe ngritjen në karierë!

Të nderuar,
Ju faleminderojmë për besimin e dhënë sepse me përkrahjen tuaj të vazhdueshme, BDI arriti të realizon programin e vet në tërësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments