3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI si partnere e koalicionit lexoja Kryeministrit në Qeveri ...? Fshati...

BDI si partnere e koalicionit lexoja Kryeministrit në Qeveri …? Fshati me 85 banorë i Kriva Pallankës ka pikë kufitare me Serbinë (FOTO)

Cërcorija e Madhe është fshati në rajonin e komunës së Kriva Pallankës në verilindje të Maqedonisë së Veriut që ka pikë kufitare me Serbinë.

Aty tani jetojnë vetëm 85 banorë me shtëpi të shpërndara, por edhe në zonën përreth mezi mund të gjesh mbi 300 banorë, shumica të shpërngulur në qytezën Kriva Pallankë që gjendet në largësi prej 13 kilometrave, informon INA.

Më 6 maj të 2011 u bë përurimi i këtij kufiri të përkohshëm Cërcorija – Golesh për kalimin e udhëtarëve dhe makinave, ndërsa në ceremoni ishin ministrat e asaj kohe të punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiq.
Një vendkalim tjetër i përkohshëm në verilindje me Serbinë është edhe ai Ogut – Trgovishte. Në vitin 2014 me vendim të ish-ministres së brendshme, Gordana Jankullovska ishte hapur për një periudhë për lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.
Por nga ana tjetër, nuk po hapet pika kufitare Llojan – Miratoc, një zonë me fshatrat e komunës rurale të Likvoës të banuar me rreth 30 mijë banorë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe në anën tjetër po ashtu zona e Preshevës e banuar me mbi 30 mijë banorë. Banorët e të dyja zonave kufitare duhet të bëjnë dhjetëra kilometra për të shkuar prej nga vendkalimi Tabanoc, derisa fshatrat e tyre përmes pikës kufitare Llojan – Miratoc do të lidheshin për pak kilometra. Përveç lëvizjes së lirë dhe lidhjeve familjare, problem janë edhe pronat dhe tokat që banorët nuk mund ti punojnë, për shkak të mospasjes së pikës kufitare nga shpërbërja e Ish-Jugosllavisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments