4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI nis riregjistrimin e anëtarësisë: BDI jeni Ju!

BDI nis riregjistrimin e anëtarësisë: BDI jeni Ju!

Bashkimi Demokratik për Integrim i njofton qytetarët që në përputhje me vendimet e sjellura në mbledhjen e fundit të Kryesisë si dhe të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, procesi i regjistrimit dhe i riregjistrimit të anëtarësisë së BDI-së ka filluar dhe do të vijojë gjatë muajit mars të këtij viti. 
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmē të anëtarësoheni dhe të bëheni pjesë e partisë më të madhe shqiptare në vend – Bashkimi Demokratik për Integrim.
Regjistrimi i anëtarësisë bëhet edhe online në www.bdi.mk ose në të gjitha këshillat vendor dhe degët e BDIsënë çdo vendbanim, si dhe në selitë e partisë në Tetovë dhe Shkup. 
Bashkimi Demokratik për Integrim rihap dyert për të gjithë qytetarët që bashkarisht ta ndërtojmë BDI-në e dy dekadave të ardhshme si vlerë e përbashkët e të gjithë qytetarëve. 
Të gjitha të arriturat tona ndër vite janë rezultat i kontributit tuaj dhe punës sonë të përbashkët.
Që nga fillimi, gjer më sot dhe gjithënjë edhe në të ardhmën, BDI-ja jeni ju. 
Bashkangjituni!”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments