16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBDI - 7 Marsin e shënojmë me rritje të pagave dhe kushte...

BDI – 7 Marsin e shënojmë me rritje të pagave dhe kushte më të mira për mësimdhënësit

Të dashur mësues, veteranë të arsimit dhe veprimtarë të shquar të arsimit shqip!

Bashkimi Demokratik për Integrim ju uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

7 Marsi, përveç se shënon përvjetorin e themelimit të shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë, shënon edhe festën mbarëkombëtare të mësimdhënësve.

Sakrifica dhe veprimtaria e lavdishme e të parëve tanë, pishtarëve të arsimit shqip duhet të jetë frymëzim për gjeneratën tonë, për të punuar me përkushtim të madh në avancimin e kushteve për arsimimin e gjeneratave të reja.

Andaj, duke patur arsimin prioritet absolut, Bashkimi Demokratik për Integrim është përkujdesur maksimalisht për mësimdhënësit dhe për të gjithë punonjësit në arsim në përgjithsësi, me qëllim që të nxisim motivimin e tyre për punë duke siguruar paga më të larta, kushte më të mira për punë dhe mundësi për ngritje në karrierë.

Pa mësues të kënaqur, sigurisht se nuk do të kemi arsim cilësor.

Kujtojmë se brenda një periudhë dyvjeçare pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë rritur për 21%. Kjo është një rritje historike dhe ne mburremi për këtë fakt. Ndërkohë që janë rritur edhe pagat për punonjësit e institucioneve të arsimit të lartë për 5% dhe së shpejti, pas gjetjes së një zgjidhjeje juridike, të njëjtit do të kenë rritje të pagës edhe për 10% – çështje kjo që tashmë është dakorduar. Sigurisht që edhe pagat e punonjësve në institutet shkencore janë rritur për 25%. Gjithashtu, janë sjellur edhe ligje të cilët sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për mësimdhënësit, respektivisht Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpuntorë profesional, që për herë të parë siguron mundësi për ngritje në karrierë.

Me kënaqësi të madhe mund të konstatojmë se sot, mësuesit dhe nxënësit tanë, punojnë dhe mësojnë në kushte shumë më të mira. Por, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë punën në avancimin e mëtejmë të kushteve për punë dhe mësim.

Sot dhe çdo ditë jemi pranë të gjithë veprimtarëve e mësuesve të cilët me dinjitet dhe përkushtim të madh po krijojnë gjenerata të shkëlqyera dhe me perspektivë për vendin.

Shumë urime gjithë atyre që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments