4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBanka Botërore kredi për zhvillimin infrastrukturor,Tetova përfiton 61 milion denarë

Banka Botërore kredi për zhvillimin infrastrukturor,Tetova përfiton 61 milion denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar kredi nga Banka Botërore në drejtim të kostos së përmirësimit të shërbimeve Komunale 2.

12 komuna nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe më ndihmën e Bankës Botërore kanë marrë 165 milion denarë mjete ndihmë për përmirësimin e shërbimeve komunale. Projektet e komunave në përgjithësi kanë të bëjnë me rikonstruimin dhe përfundimin e rrugëve, çerdheve dhe ndërtimin e sistemit të ujësjellësve. Nga 12 komuna, 3 prej tyre si Tetova, Dellçeva dhe Koçani kanë marrë hua nga Banka Botërore, në vlerë prej 138 milion denarëve. Tetova 61 milion denarë, Dellçeva 32,3 milion denarë dhe Koçani 43,9 milion denarë.

Komuna e Tetovës 61 milion denarë i merr hua për financimin e projektit për ndërtimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato”. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se ky bulevard është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët e rajonit të Pollogut.


Komuna e Tetovës, duke pasur parasysh objektivat strategjike për zhvillimin e sistemit të transportit urban në komunë, si një kontribut për mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit jetësor duke zvogëluar emëtimet e dëmshme, zhurmën, ndryshimet klimatike dhe efikasitetin e energjisë dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik përmes lëvizjes dhe qasjes në të gjitha pjesët e qytetit, planifikon të ndërtojë një pjesë të re të Bulevardit Vidoe Smilevski Bato.
Këshilli i Komunës së Tetovës më 16.05.2019, solli vendim për zbatimin e projektit kapital për ndërtimin e seksionit të ri të Bulevardit Vidoe Smilevski Bato në gjatësi prej 671m.
Ky Projekt është me prioritet për Komunën e Tetovës, bulevardi që planifikohet të ndërtohet është i përfshirë në Planin gjeneral urbanistik dhe Planin detal urbanistik, si dhe në Strategjinë për zhvillim ekonomik lokal dhe Programin vjetor për trafik, rrugë dhe tokë ndërtimore.
Vlera totale e Projektit MSIP është 60,640,956,97 denarë.
Projekti përfshin shtrirjen e Bulevardit ekzistues me të gjithë infrastrukturën e nevojshme: – Dy korsi me gjerësi 7m;
– Trotoare me gjerësi 2.5m në të dy anët e rrugës;
– Një zonë të gjelbërt me gjerësi prej 3m.
– Linjën e furnizimit me ujë D 100 mm, me gjatësi prej 644.20m, e lidhur me rrjetin ekzistues të qytetit;
– Kolektor për ujërat e shiut D 450 mm, i integruar me linjat ekzistuese, me gjatësi totale prej 623.25m;
– Ndriçimi të rrugës me 26 shtylla me lartësi 12m të instaluar në zonën e gjelbërt.
Përveç përbërësve të lartëpërmendur, Komuna do të sigurojë shtrirjen e kolektorit të kanalizimeve të qytetit, shenjat e trafikut dhe shënimin e rrugëve.
Bulevardi Vidoe Smilevski Bato është i rëndësishëm për trafikun në Tetovë, sepse siguron lidhjet midis tre rrugëve të rëndësishme nga dhe në Tetovë. Ky Bulevard lidh rrugën për në Shkup, Gostivar dhe Jazhincë.
Për më tepër, zbatimi i projektit do të sigurojë përfitime të konsiderueshme si: rritjen e cilësisë së jetës, sigurinë më të mirë në trafik, sigurimin e një komunikimi më të mirë dhe do të promovojë potencial më të lartë për zhvillim ekonomik me një infrastrukturë më të mirë rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments