7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBALLKANI ME PROTOKOLL TË PËRBASHKËT PËR KUFIJTË

BALLKANI ME PROTOKOLL TË PËRBASHKËT PËR KUFIJTË

Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe ka marrë pjesë në video-konferencën me temë “COVID-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqi dhe Bullgari. Sic thuhet në komunikatën e MSH-së, video-konferencën e ka inicuar Ministri Filipçe, ku pjesëmarrësit kanë informuar rreth situatës me COVID-19, sfidat rreth fillimit të vitit shkollor, për përgatitjet e sistemit për vjeshtë dhe për procesin e furnizimit të vaksinës.

Në këtë konferencë të inicuar nga Ministri Filipche kanë marrë pjesë edhe Ministrat e Shëndetësisë të Shqipërisë Ogerta Manastirliu, të Greqisë – Vasileos Kikilias, të Republikës Serbe – Alen Sheraniq dhe të Kosovës – Armend Zemaj. Gjithashtu kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Bullgaria.

Lidhur me vaksinën, sic thuhet në komunikatën e MSH-së, Filipche ka thënë se Maqedonia e Veriut është e interesuar për t`u furnizuar me vaksinën dhe se krahas asaj që vendi është anëtare e Programit të OBSH-së KOVAKS, ka oferta nga ambasadori polak për të blerë sasi nga Polonia të vaksinës Astra Zeneka.

Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, vijon më tej komunikata, Filipche ka thënë se duhet të ketë një qasje të koordinuar mes vendeve për hapjen e kufijve, por gjatë kësaj të sigurohet kontrolli ndaj situatës me COVID-19.

Është dakorduar që të përpunohet një dokument inicues për protokoll të ndërjelltë për kufijtë. Në këtë dokument, sic thuhet në komunikatë, do të punojë grupi i punës i përbërë nga anëtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqia dhe Bullgaria, kurse takimi I ardhshëm ku do të diskutohet ky protokoll të mbahet pas dy javëve./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments