10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeASH: Qendra Tregtare në Tetovë me 2 kate të reja, pronarët e...

ASH: Qendra Tregtare në Tetovë me 2 kate të reja, pronarët e lokaleve nuk dinë asgjë!

Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë në një reagim të saj thotë se po i përcjellë me kujdes reagimet e qytetarëve për Propozimin e Planit urbanistik të Bllokut 52 apo siç njihet ndryshe si Qendra Tregtare ‘Kompleksi i Ri’.

Reagimet e qytetarëve që kanë arritur deri te ata, siç thuhet në kumtesë janë të shumta.

“Komuna e Tetovës në këtë plan të ri, propozon që të ndërtohen dy kate të tjera mbi Qendrën Tregtare të cilat do të shërbejnë si banesa banimi. Ende është e paqartë se kush është investitori, si dhe qytetarët ankohen që asnjëherë Komuna nuk ka marrë masa për përmasimin e kësaj Qendre Tregtare, por kur është në gjendje të fitohet duke shitur banesa private ata janë të gatshme të investojn”, reagojnë nga ASH.

Sipas tyre, gjithashtu, për të propozuar një vendbanim të tillë është e nevojshme të ketë 51% të nënshkrimeve të pronarëve të lokaleve, por të cilët ende nuk janë të informuar për një gjë të tillë.

“Pra a është Komuna e Tetovës duke e shkelur ligjin dhe duke punuar për interesa klanore? Andaj ne si Aleancë për Shqiptarët kërkojmë përgjegjësi dhe korrektësi nga ana e Komunës për të marrë parasysh reagimet e qytetarëve, si dhe të jepet llogari se kush dhe si do të menaxhoj me investimin”, reagojnë nga ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments