4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeASH kundër masave të LSDM: Mos prekni rrogat e arsimtarëve dhe administratorëve,...

ASH kundër masave të LSDM: Mos prekni rrogat e arsimtarëve dhe administratorëve, por rrogat mbi 30 mijë denarë

Nëpërmes një kumtese Aleanca për Shqiptarët i ka komentuar masat ekonomike të propozuara nga Lidhja Social Demokrtare. Nga partia e Selës thonë se parimi i solidaritetit në shoqëri është spiranca ku shoqëria e mbështet zhvillimin e saj. Nga atje shtojnë se ky parim veçanërisht fiton peshë në kohën e krizave si kjo që ka kapluar vendin.

“Është mirë i njohur parimi i solidaritetit mes gjeneratave në arsyetimin e borxhit publik. Megjithatë, po ashtu ekziston edhe parimi i pashkruar se çdokush duhet të kontribuojë mbi bazën e fuqisë së tij financiare. Bazuar në këto parime, dhe në faktin se të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore, arsimtarët në shkollat e mesme dhe fillore janë pjesa me të ardhurat më të ulëta, të ardhurat e tyre mujore janë shumë larg nivelit të shportës së konsumatorëve, konsiderojmë se është barrë e papërballueshme për këtë kategori që të ngarkohet edhe me një pjese të shpenzimeve për përballim me krizën. Aleanca për Shqiptarët fton organet e vendit që burimet e financimit të kërkoj në të tjera adresa, duke huazuar mjete nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke rritur efikasitetit e parasë publike, duke reduktuar në maksimum shpenzimet publike jo produktive, duke ndërprerë të gjitha shpenzimet e funksionarëve publik përpos rrogës bazë”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Për tu konkretizuar masat nga ASH propozojnë që të ardhurat deri në 30.000 denarë të ngelen të paprekura, dhe të ardhurat mbi 30.000 denarë të zbresin në nivelin e rrogës minimale për muajt prill dhe maj.

“Ata të cilët kanë pasur rrogë më solide, kanë edhe mundësi shtesë për tejkalimin e 60 ditëshit të ardhshëm”, thonë në fund nga ASH duke shpresuar që të tejkalohet sa më shpejtë situata në të cilën ndodhet vendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments