13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeASH- Flakron Bexheti / Fondi për inovacion anashkalon shqiptarët. BDI përgjegjëse

ASH- Flakron Bexheti / Fondi për inovacion anashkalon shqiptarët. BDI përgjegjëse

Fondi për inovacion ka ndare grande për 53 startap kompani, por në listë janë shumë pak kompani shqiptare dhe kompani që veprojnë në qytetet shqiptare.

Nga fondi thonë se përkatësia etnike nuk është kriter për aplikim, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përzgjedhja është motivuar në baza etnike.

Pak kompani që veprojnë në qytetet shqiptare ose me themelues shqiptar kanë fituar grande për ide innovative nga Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik , fitues gjithsej jane 53 kompani të qyteteve të vendit. Shikuar sipas gjeografisë së tyre kryeson Shkupi me afro 68 %.

“Nuk kemi kriter për përkatësi etnike por kemi shumë firma që janë në pronësi të shqiptarëve, ajo që është me rëndësi që dua ta përmend e që ka të bëjë me shpërndarjen e barabartë sepse atë që e kemi si problem është se kemi shumë firma nga shkupi që fitojnë për dallim nga firmat tjera dhe kjo është problem , por firmat nga jug perëndimi dhe very perëndimit do të kenë përparësi për aplikimin e thirjes publike që zgjat deri më 29 Korrik ka deklaruar drejtori i Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.

Reagim i Zëdhënsi të Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti:

“ Kjo nuk është hera e parë që në fondin për inovacione anashkalohen kompanitë dhe qytete shqiptare.” Zëdhënësi i ASH ka deklaruar se “ Tanimë është hera e dytë që me ndarjen e këtij grandi nga Fondi për inovacion po bëhët një selektim për fat të këq do thoja në bazë etnike, sepse nëse I shofim të dhënat e kompanive, pothuajse të gjithë kompanitë janë nga pjesa joperëndimore e Maqedonisë së Veriut. Përgjegjësi politike këtu ka Bashkimi Demokratik për Integrim si parti që përfaqëson shqiptarët në Qeveri e cila për herë të dytë po lejon që në këtë formë që paratë e buxhetit të ndahen për kompani të vogla respektivisht mikrokompani vetëm për pjesën e qytetarëve maqedonas apo për pjesën jo shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments