3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeASH / Brenda 48 orëve mësohet gjithçka rreth koalicionit ?

ASH / Brenda 48 orëve mësohet gjithçka rreth koalicionit ?

lajmi interaktiv

Ok takimi duhet të ndodhë pas 48 orësh ose në stilin e filmave vestern ose të krimit do të ndodhë në mesditë pra në orën 12 sipas filmit ku Gari Kuperit i shtrohet çështja do mbetet apo jo gjallë po luhet njëjtën kohë edhe filmi tjetër skena ruleti rus në filmin Gjuetari i drenave ku Robert De Niro u ngrit në rang botror kësaj radhe skenat dhe ngjarjet po zhvillohen në Shkup në Selinë e ASH.Pra për antarët e thjeshtë të painformuarit mbase kjo duket ofertë tunduese ky Patrioti e tha tash u mbetet Besës dhe Alternativës ta shpërlajnë gjunahin .Njohsit e mirë nëpër rrjete sociale me të drejtë shtojnë çështjen po kush është ASH dhe në cilin cikël zgjedhor u MAT vetë pa koalicione dhe fitoi që mundohet të ketë primatin ,në cilat zgjedhje ,qoftë në zgjedhje lokale, qoftë zgjedhje parlamentare,fitoi dhe që po tallet tash me intelegjencën e partiakëve të vetë ASH , jo të partive tjera, ato qeshen duke komentuar se nuk ka kaçik intelektual për rolin e udhëheqësit dhe me këtë veprim përçan dhe don edhe të sundojë ,që për momentin i bie se vetëm shikon interesin e vet si ASH ,dhe se don të fitojë e poentojë poena politik në emër të bashkimit fiktiv .E kundërta e asaj vlere do të ishte që ASH ta kishte ofruar dhe afruar faktorin shqiptar pasi don të luaj rolin e Kumbarës , pra ajo si parti si ASH të kishte zgjidhje e jo si ASH tua kishte lë topin e nxehtë Besës ose Alternativës .Sepse Babai është ai që zgjidhë problemet dhe i pret problemet jo tua lë të tjerëve dy subjekteve Besës dhe Alternativës nëpërmes afatizimit në fakt i vë në aktin e kryer .Me këtë vetëm lan vehten para opinionit ja ne e bëmë tonën si bashkues ky është roli i njerkut jo BABAIT .

lajmi aktiv që qarkullon https://www.alsat-m.tv/sela-brenda-48-oreve-mesohen-gjithcka-rreth-koalicionit/

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas mbledhjes së sotme me organet e partisë tha se  do të dërgojnë ofertë deri tek subjektet politike me të cilat mund të realizojnë koalicion parazgjedhor dhe se  brenda 48 orëve do të kuptohet gjithçka rreth koalicionit të mundshëm.

Do të ju drejtohem me ofertë konkrete partnerëve të cilët ne i kemi llogaritur që duhet të jenë pjesë e koalicionit të 12 prillit me ofertë konkrete për gjithçka, sepse nuk mjafton që të thuhet se jemi apo sjemi për koalicion tre palësh. Në lidhje me këtë ofertë do të ju njoftojmë brenda 48 orëve”-tha Sela.

Në pyetjen se çfarë përmban oferta e Aleancës për Shqiptarët drejtuar partive tjera, Sela tha se oferta për momentin nuk është publike dhe se nuk përjashton mundësinë që si parti të shkojnë vetëm në zgjedhje.

“Kërkesa është fitorja ndryshimi dhe ardhja e demokracisë mbrenda për brenda shqiptarëve. Mbas 48 orëve kur të shterohen afatet, ne do të dalim dhe do të flasim. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje me opozitarët e vërtetë , dhe ato janë shqiptarët e zakonshëm”-pohoi Sela.

Ndryshe, ditëve të fundit në opinion flitet se koalicioni më i mundshëm është vetëm ai dypalësh me Alternativën duke qenë se kjo e fundit ka qenë decide se nuk dëshiron koalicion trepalësh në të cilin do të ishte edhe Lëvizja Besa. Vendimi për një koalicion mes këtyre tre partive pritej të merrej që në fillim të muajit janar me formimin e Qeverisë teknike. Ai është shtyrë për shkak të mos-pajtimit të Alternativës të ulet në një tavolinë me Lëvizjen Besa. Partia e Bilall Kasamit u kishte dhënë prioritet negociatave për koalicionin trepalësh dhe kishte deklaruar që, vetëm në rast se ai dështon, do të shqyrtojë ndonjë opsion tjetër.

ALSAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments