7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi – Zijadin Selës: Një herë pate rastin të tregosh trimni,...

Artan Grubi – Zijadin Selës: Një herë pate rastin të tregosh trimni, ike dhe i lae shokët mbrapa

Ja fjalimi i plotë i Grubit: Nga viti 2002 e gjer ne zgjedhjet e fundit presidenciale kete vit, BDI i ka fituar te gjitha ciklet zgjedhore. Ne te gjitha keto cikle zgjedhore, kemi qendruar krenar dhe te pakerrysur para votuesve tane dhe para qytetareve duke realizuar premtimet. Rrjedhimisht, qytetaret na vleresuan me besimin e dhene ne te gjitha proceset zgjedhore.

Ne fituam edhe kur te gjithe u ngrene kunder BDIse ne vitin 2016. Qytetaret gjithemone kane vleresuar perpjekjet tona te sinqerta që t’i mbajmë premtimet. angazhimin tone politik e nisem me zotimin per liri. Premtuam ndryshim te kushtetutes, e realizuam. Premtuam perdorim ligjor te flamurit dhe simboleve, e realizuam. Premtuam universitet ne gjuhen shqipe, i beme dy shteteror.

Premtuam ndarje te re teritoriale, e beme dhe sot edhe Struga, Cairi, dhe Kercova menaxhohen edhe nga shqiptaret. Premtuam perfaqesim te drejte dhe adekuat, e realizuam. Premtuam status kandidat per anetaresim ne BE, e realizuam. Premtuam njohjen e pavaresise se Kosoves, demarkacionin e kufirit, kalimin e kufirit ne Shqiperine dhe Kosoven me leternjoftime, liberalizimin e vizave dhe te gjitha dhe shume te tjera i realizuam. E vijuam angazhimin tone me zotimin per barazi: Premtuam pozitat udheheqese, ja ku e keni Talat Xhaferrin prapa meje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments