11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArsovski-VMRO-DPMNE/ Nëse Zaev posedon dëshmi, pse nuk është thirrur si dëshmitar

Arsovski-VMRO-DPMNE/ Nëse Zaev posedon dëshmi, pse nuk është thirrur si dëshmitar

Si është e mundur kryeministri i shtetit i cili nuk duhet të përzihet në pushtetin gjyqësor të posedon dëshmi kur edhe ai mund të jetë i dyshuar sipas video-incizimeve që i panë gjithë opinioni ku edhe ai u përmend nga të akuzuarit? Këtë pyetje sot e parashtroi në pres konferencë, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ai pyeti se çfarë dëshmi dhe për kë i posedon kryeministri?

“Pse Zaqev nëse i posedon dëshmitë nuk është thirrur as si dëshmitar, edhe pse sipas videove që i panë i gjithë opinioni mund të jetë edhe i dyshuar në githë këtë rast “Reket”? Për cilat raste Zoran Zaev ka dëshmi, nëse për reketin ndaj biznismenëve, ose ndoshta për reketin ndaj dhëndrrit të Fiat Canovskit i cili ndoshta ka paguar para që ti tërhiqet aktakuza ose ndoshta për ndonjë rast të ri për të cilën opinioni ende nuk di? Edhe pse dimë që janë reketuar dhjetra biznismen dhe janë marrë dhjetra milion euro”, tha Arsovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments