5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeArsim Zekolli i reagon Zaevit :Ai është një i tillë që e...

Arsim Zekolli i reagon Zaevit :Ai është një i tillë që e urren të vetin dhe si mund të respektojë dikë tjetër

Analisti politik Arsim Zekolli ka reaguar lidhur me bisedat e ish kryeministrit Zoran Zaev që ka të bëjë me bombën e sotme ku ai flet rëndë kundër shqiptarëve dhe ushtarëve shqiptarë duke i ofenduar ata.
Me këtë rast analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoni ka thënë se meqenëse e kam njohur për një kohë të gjatë se si Zaev i konsideron shqiptarët , kam pritur një kohë të gjatë për ta shkruar këtë duke iu drejtuar kreut të LSDM-së se ai është një i tillë që e urren të vetin dhe si mund të respektojë të tjerët.
Ndryshe sot ka patur edhe reagime të tjera për bombën ku shfaqet Zaev me një person tjetër të panjohur. Bombat e Zoran Zaevit ish kryemninistrit të Maqedonisë së Veriut ku dëgjohet që përmes një personi tjetër të panjohur gjatë një bisede i ofendon rëndë shqiptarët pa kursyer edhe ushtarët shqiptarë ka hasur në reagime të shumta tek shqiptarët në përgjithësi të cilët në zgjedhjet e kaluara i dhanë vota dhe e sollën atë në pushtet si humbës informon TetovaSot.
Ka qenë edhe “Revolucioni qytetarë” që ka reaguar sot kundër këtij veprimi të ulët të liderit të LSDM-së që përmes ofendimeve të tilla i ka trajtuar shqiptarët si të tillë që blihen me para dhe shumë etiketime tjera të ulëta sidomos për një politikan që sërish kërkon vota tek pala shqiptare por këtë herë në një koalicion me një parti shqiptare përcjellë TetovaSot.
Revolta e reagimit nga ana e Revolucionit qytetarë ka arritur deri aty sa ata kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe portretin e Zoran Zaevit në shenjë proteste kundër fjalorit të tij skajshmërisht të ulët dhe nëncmues.TetovaSot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments