15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaArrin në 38.9 milionë numri i amerikanëve që janë regjistruar si të...

Arrin në 38.9 milionë numri i amerikanëve që janë regjistruar si të papunë

Javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara rreth 2.4 milionë njerëz u regjistruan si të papunë dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve, për të përfituar nga programet përkatëse.

Kjo shifër e çon në 38.9 milionë numrin e personave që janë regjistruar si të papunë, që nga mesi i marsit.

Florida dhe Xhorxhia ishin ndër shtetet me rritjen më të madhe të regjistrimeve në javën e kaluar.

Shumica e shteteve në SHBA kanë qenë në izolim të plotë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Disa shtete kanë filluar ngadalë të rihapin bizneset dhe të tjerët po hartojnë plane për t’i dhënë fund bllokimit.

Megjithatë, shumë amerikanë po hezitojnë të shkojnë përsëri në punë, ose të udhëtojnë dhe të hanë në restorante, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Shifrat e fundit të papunësisë vijnë disa javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë në botë të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në SHBA, deri më tani, janë konfirmuar 1,551,853 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments