19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArrestohen 32 persona për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Arrestohen 32 persona për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Gjatë natës së kaluar nga ana e policisë janë arrestuar 32 persona për mosrespektim të ndalimit të lëvizjes, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes në nivelin e të gjithë vendit, 42 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, ndërsa prej tyre janë arrestuar 32 persona, dhe për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura.

Në territorin e vendit, sipas të dhënave të regjistruara, 53 personave u morën vendime për izolim, dhe 76 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.

Në të njëjtën kohë policia ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, dhe nuk janë identifikuar shkelje të masave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments