11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaArrestohen 17 policë në Bosnje-Hercegovinë

Arrestohen 17 policë në Bosnje-Hercegovinë

Prokuroria e Sarajevës ka njoftuar se janë arrestuar 17 policë në operacionin policor “DAR 1” i cili u krye në zonën e Kantonit të Sarajevës, Kantonit Zenica-Doboj dhe në Lindje të Sarajevës.

Siç raportohet, kjo është përballja më e madhe e Policisë në periudhën e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë, raporton klix.ba, percjell sinjali.

17 oficerëve të policisë së Njësisë së Trafikut të Drejtorisë së Policisë KS MUP dyshohen se kanë kryer më shumë se 100 vepra penale.

Prokuroria boshnjake njofton se policët kanë pranuar dhurata dhe përfitime të tjera duke shpërdoruar pozitën ose autoritetin.

Ndryshe, Drejtoria e Policisë e Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës zhvilloi aksionin nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë të MPB-së së Kantonit Zenica-Doboj, Administratën e Policisë Lindore të Sarajevës dhe me ndihmën teknike të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments