16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni / Hapet proces hetimor ndaj kryetarit të komunës së Sarajit Blerim...

Antikorrupsioni / Hapet proces hetimor ndaj kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexheti nga radhët e BDI-së (video)

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti do të përballet me drejtësinë, pasi që ndaj tij do të ngritet procedurë për përndjekje penale për rastin me platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Matkë. Kjo u bë e ditur sot nga Komisioni Antikorrupsion.

Sipas njoftimit, Antikorrupsioni ka vërtetuar se Bexheti edhe përkundër asaj që ka pasur obligim ligjor që të refuzoj kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, ai nuk ka vepruar, ndërsa lëndët i ka ruajtur në sirtar.

Nga Komisioni thonë se deri te Qeveria do të dërgojnë propozim-obligime që do të duhet t’i ndërmarrë Ministra për ambient jetësor dhe planifikim hapësinorë dhe me këtë Matka të shpallet zonë e mbrojtur. Nga Antikorrupsioni informojnë se është formuar lëndë edhe për ndërtimet pa leje në Ohër si dhe për tenderin e kontestueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragan Rashkovskit, për furnizimin e kontestueshëm të sistemit për radar nga M-NAV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments