16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni hap lëndë për Ejup Rustemin

Antikorrupsioni hap lëndë për Ejup Rustemin

linku

https://www.tetovasot.com/2019/08/antikorrupsioni-hap-lende-per-ejup-rustemin/

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për Drejtorin Gjeneral të Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, mëson in7 nga burime të informuara mirë.

Sipas të njëjtave burime, ky komision ka dërguar shkresë edhe në Kadastrën e Maqedonisë së Veriut, për të kërkuar informacione rreth pronës së Rustemit.
Ende nuk dihet se për çka dyshohet Rustemi, por një kontroll i detajuar mbi pasurinë e tij pritet të realizohet nga Antikorrupsioni.

Ejup Rustemi është kuadër i partisë shqiptare në pushtet, BDI dhe vjen nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Më herët ka punuar si profesor i informatikës në Shkollën e Mesme Gjoce Stojçevski në Tetovë dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Është zgjedhur dy herë Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mandatet 2002 – 2006 dhe në mandatin 2014 – 2016. Në krye të Postës së Maqedonisë ka qënë në dy raste dhe atë nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe aktualisht, prej vitit 2018, përcjell in7.

Postat e Maqedonisë u aktualizuan së fundmi me kërkesat e punonjësve të këtij institucioni. Nga Sindikata kërkojnë rroga më të mëdha, kushte dhe mjete bashkëkohore për punë dhe uniforma dinjitoze. Ata thonë se për 30 vitet e fundit nuk kanë pasur asnjë rritje rroge.

Për informacionin e publikuar, in7 ka dërguar pyetje edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Përgjigjen e presim brenda ditës ose në ditët në vazhdim. /in7.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments