4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAnti-korrupsioni hapi lëndë kundër Zaevit,Vmro-Dpmne e përshëndeti

Anti-korrupsioni hapi lëndë kundër Zaevit,Vmro-Dpmne e përshëndeti

Komisioni Anti-Korrupsioni ka hapur katër raste për Kryeministrin Zoran Zaev, një rast për Zëvendës Kryeministrin Koço Angjushev dhe një procedurë për Ministrin e Administratës Publike, Damjan Mançevski. Rastet u hapën pas një informacioneve nga qytetarë dhe parti politike.

Një nga pronarët është Koço Angjushev përmes kompanisë” Feroinvest” dhe vëllai i tij Todor Angjushev është menaxher/drejtor dhe i ka dhënë tokë ndërtimi përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë për një sipërfaqe totale prej 7.105 metra katrorë, në Drenovë për ndërtimin e hidrocentralit Topolka. Procedurë për lëndën “Global”, procedurë për lëndën “një euro korrupsion”. Procedurë për rastin kompanitë greke të Mançevskit”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit hapi rast edhe kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili, pavarësisht borxhit të komunës prej katër milionë euro, vendosi të blejë makinë të re zyrtare për të cilën harxhoi 67 mijë euro. Veç kësaj, ai bleu katër makina të reja nga pesëmbëdhjetë mijë euro. Do të hetohet se sa interes publik ka në këtë prokurim.

Personi që kryen një punë me interes publik nuk duhet ta abuzojë pozitën e tij për të përfituar. Ky rast është hapur me vetiniciativë pas marrjes së informacioneve nga mediat”-tha Nuri Bajrami -nënkryetar i KSHPK-së.

Anti-Korrupsioni do të hetojë nëse mjekja Irina Panovska-Stavridis, e cila është u.d. drejtore e Klinikës së Hematologjisë, ka kurdisur tenderë në favor të kompanisë “Panovski” në pronësi të babait të saj. Përveç kësaj, në denoncim theksohet se për një pjesë të avancimeve të diskutueshme, që i ka bërë në klinikë, ka pasur mbështetjen e Zëvendëskryeministres Radmilla Shekerinska, si dhe të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ankesa ka të bëjë me ndikimin dhe kurdisjen e tenderëve në dobi të kompanisë “Dr. Panovski”, që është në pronësi të babait të saj Zlatko Panovski. Në ankesë gjithashtu theksohen shumë parregullsi të tjera dhe ndryshime në sistematizimin për shkak të avancimit dhe punësimit të njerëzve të saj pa mbajtur llogari për profesionalizmin e tyre”-pohoi Shemshi Salahi KSHPK-së.

Me iniciativën e tyre, anëtarët e antikorrupsionit do të përcaktojnë edhe nëse ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski, si anëtarë të Bordit të Akademisë së Gjyqtarëve, tre vjet vazhdimisht kanë marrë paushallë mujor prej 10.000 denarëve, që ligjërisht nuk i kanë takuar, dhe një vit këtë paushall e ka marrë edhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjev.

VMRO-DPMNE: E përshëndesim vendimin e Antikorrupsionit për hapjen e më shumë rasteve me dyshim për korrupsion

VMRO-DPMNE: E përshëndesim vendimin e Antikorrupsionit për hapjen e më shumë rasteve me dyshim për korrupsion

E përshëndesim vendimin e Antikorrupsionit për hapjen e më shumë rasteve për dyshime dhe bazë për korrupsion në qeverinë e LSDM-së dhe theksojmë se do t’i ndjekim hetimet e tyre dhe aty ku do nevojitet do të sugjerojmë në pastrimin e plotë të rasteve të njëjta.

Sot duam të notojmë edhe një proces tjetër kontestues për koncesionin e 3 hidrocentraleve të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së LSDM-së, Koço Angjushev.

Të theksojmë se Koço Angjushev e posedon firmën “MHE Topolki” përmes firmës Feroinvest, ndërsa drejtues i të njëjtës është vëllai i tij, Todor Angjushev.

“MHE Topolki” ka marrë koncesion nga qeveria për ndërtimin e 3 hidrocentraleve e cila duhet t’i ndërtojë në afat prej 3 vjetësh konform nenit 68 të marrëveshjes për koncesion i cili është nënshkruar.

Me aneks- marrëveshje të re, nënshkruar nga ministri aktual në qeverinë e Zaevit, Sadulla Duraku, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev i vazhdohet afati i ndërtimit edhe për 2 vite deri në përfundim të vitit 2019 pasi në 3 vitet e para nuk ka ndërtuar asgjë.

Në këtë rast dilema është se Koço Angushev ka ndikuar tek kolegu i tij Sadulla Duraku t’ia vazhdojë afatin për ndërtim në rreth 5 vite. Pra, nga 3 vjet ia vazhdon edhe për një vit e 7-8 muaj, pra afër 5 vjet.

Ashtuqë i bëjmë thirrje Antikorrupsionit të hetojnë edhe këtë proces dhe rast.

I tërë procesi rreth koncesionit për “Topolki” ka dyshime të cilat vlejnë dhe meritojnë të hetohen dhe ne do t’i ndjekim gjitha proceset e hetimeve dhe kudo që nevojitet të notojmë, presim që për këtë proces të hapet rast ku do të dihet e vërteta se si është ndikuar të vazhdohet afati i ndërtimit prej 3 deri në 5 vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments