11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAnketë e qytetarëve të qytetit të Shkupit për ofertën kulturore dhe nevojat...

Anketë e qytetarëve të qytetit të Shkupit për ofertën kulturore dhe nevojat dhe mundësitë të cilat i ofron statusi Kryeqytet Evropian i Kulturës

Qyteti i Shkupit solli vendim për kandidimin e qytetit për titullin prestigjioz Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2028.

Ç’është Kryeqyteti Evropian i Kulturës (KEK)?

Kryeqyteti Evropian i Kulturës (KEK) është qyteti i përcaktuar nga Bashkimi Evropian (BE) për një periudhë prej një viti kalendarik gjatë së cilit qyteti organizon një sërë ngjarjesh kulturore me një dimension të fuqishëm panevropian. Kryeqyteti Evropian i Kulturës është një titull dhe manifestim prestigjioz kulturor njëvjeçar, i cili është krijuar dhe ekziston për ta shfaqur dhe festuar pasurinë dhe llojllojshmërinë e kulturave në Evropë. Çdo vit qytete të reja zgjidhen për Kryeqytete Evriopiane të Kulturës, nëpërmjet të cilëve inkurajohet ndjenja e përkatësisë së qytetarëve evropian drejt hapësirës së përbashkët kulturore.

Titulli Kryeqytet Evropian i Kulturës është një mundësi që qyteti të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kulturore, sociale dhe ekonomike dhe mund të ndihmojë në inkurajimin e regjenerimit urban, ndryshimit të imazhit të qytetit dhe ngritjen e dukshmërisë dhe profilit të tij në nivel ndërkombëtar, i jep frymën e një jete të re të kulturës qytetare dhe e përforcon turizmin.

Në vitin 1985, Melina Merkuri, ministrja e atëhershme greke e kulturës, dhe kolegu i saj francez, Zhak Lang, dolën me idenë për të caktuar kryeqytetin e kulturës, për afrimin e evropianëve nëpërmjet shfaqes së pasurisë dhe llojllojshmërisë së kulturave në Evropë dhe ngritjen e vetëdijes për historinë dhe vlerat e tyre të përbashkëta. KEK ka potencial që në mënyrë të konsiderueshme t’i rrisë përfitimet sociale dhe ekonomike të qytetit bartës të titullit, sidomos kur ngjarjet kulturore janë të inkorporuara si pjesë e strategjisë afatgjate për zhvillim, bazuar në kulturën e qytetit dhe rajonit përreth.

Komisioni i Bashkimit Evropian e menaxhon titullin. Çdo vit, Paneli i Ekspertëve, i krijuar nga përfaqësues të zgjedhur nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës dhe Komiteti i Rajoneve, i vlerëson qytetet kandidate të cilët kanë aplikuar për KEK dhe i zgjedh bartësit e titullit. Deri më tani janë zgjedhur më shumë se 40 qytete (në vitin 2019, KEK janë Plovdivi i Bullgarisë dhe Matera e Italisë; në vitin 2020 KEK do të jenë Rijeka e Kroacisë dhe Galuei i Irlandës).

Duke filluar nga viti 20121, qytetet nga vendet kandidate dhe kandidatë potencial për anëtarë të BE-së kanë mundësi të jenë bartës të titullit KEK një herë në tre vjet. Vendimi për vitin 2021 (Novi Sad) tashmë është sjellë. Për momentin është në procedurë e sipër përzgjedhja e KEK për vitin 2024 dhe në rrethin e dytë në zgjedhje hynë Banja Lluka, Mostari dhe Bodo (Norvegji). Viti i ardhshëm për KEK për vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së është 2028 (për shkak të ciklit buxhetor të BE-së ka zhvendosje të vitit nga 2027 në 2028). Përzgjedhja bëhet në dy rrathë, ndërsa librin e parë aplikues qytetet kandidate e dorëzojnë 6 vjet para vitit për të cilin kandidohen për KEK.

Pse Shkupi 2028 – Kryeqytet Evropian i Kulturës (KEK)?

Ky program nga qyteti kërkon të krijojë një vizion të qyrtë në të cilën kultura do të ketë një vend të rëndësishëm dhe në të cilin planet dhe qëllimet ekonomike, shoqërore, urbanistike, sociale dhe kulturore do të gërshetohen në një filozofi të re urbane dhe progresive.

Është një titull i cili sjell prestigj jo vetëm në suaza evropiane, por edhe globale. Titull i cili e vë qytetin në hartën e ligës së parë të qyteteve kulturore. Titull i cili sjell turistë, vizitorë, profesionistë kulturor, i cili sjell mjete të reja financiare, hap mundësi për regjenerimin e hapësirave kulturore, i cili krijon qendra të reja kulturore, galeri, hapësira publike. Titull i cili duhet të krijojë një gjeneratë të re të profesionistëve kulturor, të njohësve kulturor, të publikut të ri dhe pjesëmarrësve të rinj në jetën kulturore. Nëpërmjet programeve gjithëpërfshirëse për vullnetarë, aksione në bashkësi, kontakt dhe përfshirje të qytetarëve të margjinave të shoqërisë. Motoja më e rëndësishme nën të cilën bashkohen të gjitha aspektet është se titulli Kryeqytet Evropian i Kulturës paraqet një katalizator për ndryshime të jetës kulturore në qytet.

Në vitin 2014, Qyteti i Shkupit e paralajmëroi idenë për kandidaturë për titullin “Kryeqytet Evropian i Kulturës”, si pjesë e përpjekjeve për integrim evropian të qytetit të Shkupit.
Në vitin 2015, qyteti organizoi një punëtori ndërkombëtare me temë “Domethënia e titullit – Kryeqytet Evropian i Kulturës” me mysafirë-folës ndërkombëtar.
Në vitin 2018 u krijuan kushte institucionale për fillim planifikues dhe operativ të procesit të zhvillimit të kandidaturës së Qytetit të Shkupit për “Kryeqytet Evropian i Kulturës” në vitin 2028 (KEK 2028). Duke pasur parasysh përvojat e qyteteve bartëse të deritashme të titullit, koha optimale e nevojshme për përgatitjen e një libri aplikues cilësor (i ashtuquajtur “bid-book”) është dhjetë vjet nga fillimi i punës së kandidaturës deri në vitin e titullit për të cilin aplikohet.
Në gjysmën e dytë të vitit 2018, kryetari i qytetit Petre Shilegov e vërtetoi interesin e Qytetit të Shkupit si qytet kandidat për KEK 2028. U krijua ekipi punues i përbërë nga ekspertë të pavarur nga fusha e kulturës, në kuadër të institucionit kulturor të qytetit “Salla Universale”. Puna e ekipit filloi me një hulumtim i cili përfshiu analizën e: librave aplikues të qyteteve kandidate dhe bartëse të titullit; dokumente zyrtare të Komisionit Evropian lidhur me kandidaturën dhe procesin e aplikimit etj.
Me qëllim të informimit më të mirë të publikut për projektin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” dhe mundësitë të cilat dalin nga kjo për qytetet bartëse të titullit, ekipi organizoi një konferencë ndërkombëtare me temë “Shkupi 2028 – qytet kandidat për Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”, me pjesëmarrje të mysafirëve ndërkombëtar të cilët kanë përvojë në procesin e kandidimit për titullin KEK.
Në vitin 2019, Këshilli i Qytetit të Shkupit njëzëri solli vendimin për të hyrë në procesin e kandidimit për Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2028.

—————————————————-
Inkluziviteti, pjesëmarrja, përfshirja e qytetarëve, dizajni i programit në bashkëpunim të ngushtë me profesionistët, institucionet, sektorin qytetar dhe qytetarët, është qasja e preferuar. Për këto arsye, programi, vizioni, aktivitetet, nuk duhet të imponohen nga lart teposhtë.

Qëllimi i kësaj ankete, si dhe takimet e drejtpërdrejta të ekipit të Shkupi 2028 me qytetarët është që t’i njohtojë ata me idenë për KEK, të merren informata për mendimet, dëshirat dhe pritshmëritë e tyre në lidhje me mundësitë e KEK-ut, si dhe të definohen nevojat kulturore të qytetarëve në rrethin e tyre parësor lokal.

Pasi që kjo anketë është anonime, ekipi i Shkupi 2028 dhe Qyteti i Shkupit do të hartojnë edhe një thirrje për mendime dhe propozime për programin e Shkupi 2028 KEK, ku qytetarët do të mund t’i paraqesin idetë e tyre konkrete dhe gjatë kësaj të identifikohen.

Pyetësori është organizuar në 3 pjesë dhe për plotësimin e tij të plotë do t’ju nevojiten 15 deri në 20 minuta. Numri më i madh i pyetjeve është me zgjedhje, por, në disa pyetje duhet të përgjigjeni në mënyrë narrative.

Ju faleminderit për pjesëmarrjen,
Me respekt,

Ekipi i Shkupi 2028 – qytet kandidat për Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments