3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionAnalistët: Me metodën “online”, RMV nuk do të figurojë as në mesin...

Analistët: Me metodën “online”, RMV nuk do të figurojë as në mesin e 5000 institucioneve arsimore

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Rang lista e re e “Timer Higher Education” ku renditë universitetet ballkanike në listën 1000+ dhe ne nuk ndodhemi më atë listë dëshmon për mungesën e cilësisë dhe vlerave në universitetet në Maqedoni, thonë njohësit e proceseve politike.

Ata shprehen skeptik se me ndryshimin e modelit arsimor për shkak të rrethanave të covid-19 mund të ndikoj në rritjen e cilësisë së arsimit.

Berat Azizi, analist, për Zhurnal tregon dy arsye se pse ndryshimi i modelit arsimor nuk do të ndikon në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

“E para ndryshimet që bëhen për shkak të Covid 19 në arsim si janë ndryshime të nevojshme dhe afatshkurtëra dhe nuk shërbejnë për ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e kushteve edukativo-arsimore në institucionet e larta dhe ato të mesme arsimore. E dyta që në start të pandemisë ne nuk ishim të përgatitur për të përballuar sfidën arsimore si pasojë e mungesës së infastrukturës arsimore, mungesës së profesionalizimit në lidhje me IT teknologjinë, mungesën e kushteve elementare në shkolla dhe shumë kushte tjera”, shprehet Azizi.

Ai mes tjerash thotë se Maqedonina e Veriut për tu futur të paktën në listën e 1000 më të mirëve do të duhet të bëjë reforma të thella në arsim duke nisur nga niveli fillestar dhe deri në atë superior.

“Po ashtu reformat do të duhet të jenë afatgjatë duke inkuadruar edhe personelin profesionist që do të çojë përpara këto reforma dhe të kenë një shtrirje gjithëpërfshirëse. Pra reformat në arsim kërkojnë vazhdimësi e jo shkëputje apo eksperimente. Deri më tani institucionet tona arsimore dhe reformat kanë qenë eksperimentale në afat prej 2 apo 4 viteve dhe kjo ndikon në uljen e cilësisë në arsim dhe pamundësinë për të krijuar kuadro të reja profesionale. Unë mendoj se Covid 19 nuk ka shërben për të krijuar sistem të ri arsimor, por ndoshta do të na zgjojë nga ajo letargjia e mësimit démodé dhe të orientohemi kah mësimi që përshtatet me kushtet dhe dinamikën evropiane dhe botërore në përgjithësi. Në fund mendoj se na duhen në studim dhe hulumtim i hollësishëm për të detektuar të gjitha mangësitë dhe mungesat në arsim dhe më pas të nisim me metodat e reja dikatiko-pedagogjike dhe vetëm kështu do të mund të futemi në ranglistë”, thotë Berat Azizi.

Edhe profesori Sulejman Mehazi thotë se nëse me prezencën fizike të nxënësve dhe studentëve para ligjeruesve, sipas “Timer Higher Education” Maqedonia Veriore nuk figuron në listen e 1400 institucioneve arsimor universitare, po tani me anë të metodës së ligjërimit nga distanca ende me keq, RMV-ja nuk do figurojë edhe ne mes 5000 institucioneve arsimore.

Sipas tij metoda e re e te mbajturit ligjërata nga distanca e Milla Carovkas më shumë e ka kuptimin e një ‘sharena revolucionarna obrazovna platforma” të ministreshës së LSDM, sesa dijes e studimeve të mirefillta arsimore.

“S’bëhet punë pa prezencë fizike askund e jo më në institucionet e ndieshme arsimore. Dashuria së bashku me diturinë se duan distancën, po afrimin e puqjen fizike ndaj njëri tjetrit. Psikologjia e nxënesve dhe studentëve se do distancën teorike, po praktikën fizike të diturisë, me anë të praktikës fizike të mësimdhënesve dhe studentëve preket e shihet dituria, kjo prekje e diturisë bëhet e dashur vetëm me anë të prezences së mësimdhënesve e kurrsesi ndryshe. “So lubovta od daleçina” të ministreshes Mila Carivska do mbetemi pa shije dashurie arsimore”, ka deklaruar për Zhurnal, Sulejman Mehazi, profesor.

Ndryshe, sipas rangimit më të ri të universiteteve botërore, i publikuar nga ueb portali “Times Higher Education”, univerisiteti britanik i Oksfordit është në majë të listës, ndërsa në mesin e dhjetë më të mirëve janë universitetet e njohura amerikane, mes të cilëve edhe Harvard dhe Jeil. Në listën që krahason 1400 institucione të arsimit të lartë në botë, prej më shumë se 90 shteteve, ka disa institucione ballkanike të arsimit të lartë, por nuk ka asnjë nga Maqedonia e Veriut.

Institucionet e arsimit të lartë në Ballkan, janë të pozicionuara poshtë në këtë listë prej mbi 1400 universiteteve nga 92 shtete, ndërsa në mesin e tyre nuk ka asnjë nga Maqedonia e Veriut, as nga Shqipëria dhe Kosova. Ministrja e re e arsimit Mila Carovska, këtyre ditëve në intervistë theksoi se për rezultate më të mira është e nevojshme lënia e metodës së vjetër të mësimit, me lëndë të ndryshme në shkallët më të ulëta të arsimit.

“Fëmijet tanë sipas të gjitha hulumtimeve tregojnë se kanë 900 orë më pak, nga klasa e parë deri të nëntën, në krahasim me të gjithë fëmijët tjerë në vendet e zhvilluara të cilët arrijnë rezultate të larta në testin PISA. Që do të thotë se fëmijët tanë nuk mësojnë më shumë dhe kohë më të gjatë, por më pak, të ndarë në lëndë, në vend që kjo të organizohet në disa module dhe gjatë kësaj të caktohen tema që do të mësohen në ato module më të gjëra. Mendoj se për këtë është i nevojshëm debat i gjërë kombëtar”, tha Carovska.

Nga universitetet ballkanike, në listën e Times Higher Education më së miri është pozicionuar Universiteti i Beogradit, i cili është në grupin prej vendit të 600-t deri të 900-t në rang listë, ndërsa universitetet në Split dhe në Lublanë janë të pozicionuar deri në vendin e 1000. Universitetet e Mariborit, Novi Sadit, Zagrebit dhe Malit të Zi, si dhe institucione të shumta nga vende si Algjeria, Egjipti, Irani, Pakistani, India, Indonezia dhe vende të tjera janë ranguar në grupin “1000-plus”. Rang lista e Times Higher Education konsiderohet si një nga më gjithëpërfshirëset, krahas listës së Shangait dhe e vetmja që kalon në revizionin e rreptë të shërbimit profesional “PricewaterhouseCooper.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments