6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternAtivA: Komuna e Tetovës realizon biznese milionëshe me persona antieuropianë

AlternAtivA: Komuna e Tetovës realizon biznese milionëshe me persona antieuropianë

Ditëve të fundit në opinion dolën informacione se Komuna e Tetovës, e menaxhuar nga BDI dhe LSDM, vetëm një ditë pasi që u votua qeveria e re (më 31 gusht 2020) e ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik, duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitimin jo më pak se 200 milionë euro.
Duke e pasur një informacion të këtillë dhe duke e ditur se pronari i atij lokacioni është një person i njohur për agjendat antieuropiane dhe antiatlantike, shtrohet pyetja se mos ai ishte kumbara i formimit kësaj qeverie dhe a mos ky ishte çmimi që i bëri bashkë ata që gjatë fushatës parazgjedhore e shanin njëri-tjetrin? Përveç kësaj, znj. Teuta Arifi duhet të përgjigjet se kush është përfituesi më i madh i këtij biznesi dhe kujt i shërben ky biznes? Ajo dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit se për çfarë çmimi është bërë ky ndryshim, kush janë përfituesit e vërtetë dhe pse Komuna e Tetovës realizon bashkëpunim të këtillë me persona që janë financues të agjendave antieuropiane dhe antiatlantike? A mos ndoshta këto mjete do të shpenzohen për agjenda të këtilla dhe nëse po, çfarë e lidhë këtë qeveri dhe këtë staf drejtues të Komunës së Tetovës me këto agjenda?
Nëse këto janë parimet mbi të cilat do të funksionojë kjo qeveri dhe pushteti i saj lokal në Tetovë, nuk mund të mos konstatojmë se qeverisja e binomit LSDM-BDI është e zhytur thellë në krim dhe korrupsion, ndërsa – më keq se kaq – ajo punon fshehurazi ose publikisht për agjenda që janë kundër interesave strategjike shqiptare dhe shtetërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments