2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAlsat-m/ “Reketi”, publikohet dokument nga dëshmia e Kamçevit, Zaev paralajmëron padi për...

Alsat-m/ “Reketi”, publikohet dokument nga dëshmia e Kamçevit, Zaev paralajmëron padi për shpifje

linku

https://www.alsat-m.tv/reketi-publikohet-dokument-nga-deshmia-e-kamcevit-zaev-paralajmeron-padi-per-shpifje/

Unë nga shtatori i vitit 2018 deri diku 10 Prill 2019 jam shantazhuar vazhdimisht nga një grup njerëzish që zhvatën një sasi të madhe parash nga unë. Kështu fillon dëshmia e biznesmenit Kamçev para prokurores Villma Ruskoska për çështjen “Reketi”, e cila mund të lexohet nga procesverbali i publikuar nga portali Infomaks. Në fund të faqes, Kamçev tregon gjithashtu se si Boki 13 i ofroi atij projekte dhe ai nuk ka pranuar t’i financojë ato sepse ato ishin joprofitabile dhe tashmë e ka ditur që biznesmenët e tjerë mashtroheshin në mënyrë të ngjashme.
Publikimi i dokumentit është dënuar nga Prokuroria Publike dhe njoftoi se po heton se si “ka dalë” dokumenti.

Prokuroria nuk do ti komentojë informacionet e bëra publike, por do të theksojë se zbulimi i informacionit të klasifikuar nga individët paraqet një rrezik dhe dëm për sistemin e përgjithshëm shoqëror dhe është një vepër penale. Me zbulimin e një dokumenti të tillë shkelet prezumimi i pafajësisë, rrezikohet jeta e të përfshirëve dhe vështirësohet procesi i procedurës – thonë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Por, përveç njërës faqe të publikuar të dokumentit, portali “Infomaks” dhe më pas edhe media të tjera elektronike pretendojnë se Kamçev gjatë dëshmisë i ka inkriminuar kryeministrin Zoran Zaev, Ministren e Mbrojtjes Radmilla Sekerinska, Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe zyrtarë të tjerë. Ajo nuk mund të lexohet dhe kontrollohet nga një faqe e publikuar. Alsat kërkoi por nuk mori një qëndrim zyrtar nga prokuroria. Por një burim mirë i informuar jozyrtarisht e konfirmoi se një pjesë që është publikuar nëpër media nuk është në dëshminë e Kamçevit, respektivisht se as “nuk janë në procesverbal e as që rrjedhin nga përmbajtja e procesverbalit. “Prokuroria tashmë ka njohuri fillestare nga ku është lëshuar dokumenti, sepse ai procesverbal ka qenë i “ngjitur për lëndën”.

Qëndrim zyrtar nga prokuroria kërkoi edhe Kryeministri Zoran Zaev i cili paralajmëroi padi, duke u bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartpërmendur që t’i bashkëngjiten.

Ky është një shembull tipik i lajmeve të rreme.Gazetari përmend emrin e Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit, të Ministrit për Punë të Jashtme, Nënkryetares së Kuvendit, dhe nuk e tregon atë, nëse manipulon vetëm faqen e parë të procesverbalit dhe aludon se në procesverbale ka gjëra të tilla, atëherë ai është padyshim i rremë. lajme që preokupojnë gjithë publikun – deklaroi Zoran Zaev- Kryeministër.

Kërkesa për kërkim falje dhe tërheqje të teksteve publikisht kërkoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov .Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska njoftoi padi për shkak se, siç thotë ajo, reagimet ndaj tyre janë të panevojshme dhe të kota.

Alsat


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments