15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAlsat-m / Prononcimi i Ademit për incidentin në Reçicë, reagon Aleanca për...

Alsat-m / Prononcimi i Ademit për incidentin në Reçicë, reagon Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj  prononcimit të deputeti të BDI-së, Xhevat Ademi lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël në Tetovë, ku nga të shtënat me armë në një aheng familjar ishte plagosur djali i tij dhe një person tjetër. Nga kjo parti thonë se Prokuroria dhe Policia e jo Xhevat Ademi duhet të tregoj se kush ka plagosur dy të rinjtë. Ndryshe, sot në një bisedë telefonike për Alsat, Ademi pranon se ka qenë në dasmë, por hedh poshtë njoftimet të ketë gjuajtur me armë.

“Sot duhej Gjykata, Prokuroria dhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, në bazë të ekspertizës dhe dëshmive, por edhe dorezave parafinë, të deklarohej nëse ju jeni kryerësi i veprës penale ose jo. Në qoftë se ju keni ndikuar me fuqinë tuaj si deputet i BDI-së që ky rast të fshihet, ju keni bërë një vepër tjetër penale, andaj për të mos supozuar fajësinë tuaj, ftojmë urgjentisht policinë dhe prokurorinë të pohojnë ose mohojnë deklaratat tuaja dhe aq më tepër të tregojnë kush janë personat që plagosën dy të rinjtë në ahengun familjar një muaj më parë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments