4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAlsat-m: Prokuroria e Lartë, të punësuarit pa sigurim shëndetësor

Alsat-m: Prokuroria e Lartë, të punësuarit pa sigurim shëndetësor

35 punonjës në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, prej të cilëve dhjetë prokurorë tre muaj janë pa sigurim shëndetësor, mëson Alsat.

Nga 1 janari i këtij viti, ata nuk figurojnë në sistemin e Fondit. Të punësuarit janë ballafaquar me këtë problem kur kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Kontrolli në sistemin e Fondit shëndetësor nga mjekët amë ka treguar se nuk janë të siguruar. Për shkak të këtij problemi pa sigurim shëndetësor kanë mbetur edhe fëmijët e tyre.

Ka pasur raste edhe prokurorët kur kanë caktuar termine për ndërhyrje kirurgjikale, janë detyruar t’i anulojnë ato, pasi nuk kanë dashur ose nuk kanë mundur privatisht ta paguajnë shërbimin. Prokuroria themelore konfirmoi se kanë pasur pengesa administrative dhe se kolegët nga prokuroria e lartë janë pa sigurim shëndetësor. Përgjigje më të detajuar paralajmëruan për nesër, pasi t’i grumbullojnë të gjitha informatat nga shërbimet.

Edhe nga Fondi Shëndetësor vërtetuan se ekziston një problem i tillë. Nga fillimi i vitit një pjesë e të punësuarve në Prokurorinë e Lartë të Shkupit nuk figurojnë si të siguruar dhe nuk mund të trajtohen në spitale në llogari të Fondit.

Siç mëson Alsat, problem është paraqitur pasi që vetëm një të punësuarës nuk i është paguar sigurimi shëndetësor. Për shkak të kësaj, sistemi nuk i ka evidentuar pagesat tjera dhe të gjithë të punësuarit janë vënë në kosh të njëjtë, ndaj kanë mbetur pa sigurim dhe pa mundësi që të shërohen në spitalet shtetërore dhe t’i shfrytëzojnë shërbimet për të cilat ndajnë para nga paga e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments