11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeALBINI KURTI / PRESIDENTI KA VENDOSUR TË ANASHKALOJË NENIN 82.2 TË KUSHTETUTËS

ALBINI KURTI / PRESIDENTI KA VENDOSUR TË ANASHKALOJË NENIN 82.2 TË KUSHTETUTËS

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pasi Presidenti Hashim Thaçi, i kërkoi Vetëvendosjes emrin e ri të mandatarit, duke thënë se edhe kjo është shkelje e Kushtetutës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se Presidenti Thaçi nuk bëri ato që ishin të nevojshme.  Sipas tij, Thaçi nuk është neutral dhe të gjithë këtë po e bënë për synime personale.

Postimi i plotë:

Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.

Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!

Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments