4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / STRATEGJI PËR RE-INTEGRIM EKONOMIK TË DIASPORËS, SE DO...

Akademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / STRATEGJI PËR RE-INTEGRIM EKONOMIK TË DIASPORËS, SE DO TË NGELIM VETËM ME PLEQ DHE TË PAMUNDUR

Qeveria jonë është në gjumë, urgjentisht duhet të hartohen strategji për ngadalësimin e këtij procesi të migrimit të të rinjve se do të ngelim vetëm me pleq dhe të pamundur.
Hartimi dhe implementimi i një strategjie për re-integrim ekonomik dhe kthimin e punëtorëve tanë me përvoja dhe mundësi financimi në vendlindje, do paraqet një segment të rëndësishëm në këtë fazë delikate. Do do të kontribuoj në eliminimin e pabarazive strukturale të zhvillimit, do të mundësonte realizimin e ideve të reja të njerëzve të tjerë për punësim dhe ta ngadalësonte migrimin e të rinjve. 
Në kushtet e këtilla të zhvillimit ekonomik vetëm punëtorët tan që punojnë në botën e jashtme me ide, kapital të akumuluar, mundësi financimi dhe përvoja të pjekura, do të paraqesin bazë për formulimin e alternativave të mundshme investive dhe vitalizim të vektorit më të rëndësishëm për orientim ekonomik kah bizneset e vogla që veprojnë në fushën e prodhimit të lehtë, tregtisë, shërbimeve, zejtarisë etj.
Investimi i pasurive personale të ndihmuara nga fondet e qeverisë, në ngritjen e bizneseve të reja d.m.th. investimin i parave në projekte investive të formave të ndryshme, do ta zbuste papunësinë dhe do ta ngrite faktorin ekonomik shqiptar. Ky kthim i punëtorëve tanë me kapital të freskët do ti eliminonte disavantazhet që momentalisht ekzistojnë në organizimin e biznesit dhe aktiviteteve tjera ekonomike te ne. 
Investimet e qytetarëve që përkohësisht punojnë në botën e jashtme do të mundësonin sigurimin e ekzistencës në kushtet e një rrethinë të pasigurt dhe ngritjen e nivelit të efikasitetit dhe të mirëqenies në të ardhmen në saje të efekteve financiare që do të merën në të ardhmen.
Duke u nisur nga fakti se Maqedonia është e hapur për kthimin e punëtorëve që punojnë jashtë me vendlindjes është e domosdoshme të krijohet baza sistemore ligjore për një reintegrim ekonomik të punëtorëve me vendlindjen, të shfrytëzohen programet në ndihmën teknike edhe me kapital të gatshëm dhe të përgatiten programe për kthim duke shfrytëzuar modelet dhe përvojat e vendeve mediterane siç është Turqia etj.
Analiza tregon rritjen e numrit të pleqve në dhjet vitet e fundit në Pollog.

No photo description available.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments