9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAdnan Neziri dhe Hysni Ismaili e filluan fushatën nga lagja Teteks 2

Adnan Neziri dhe Hysni Ismaili e filluan fushatën nga lagja Teteks 2

Kandidatët për deputet të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA në njësinë zgjedhore 6, Adnan Neziri dhe Hysni Ismaili sot patën takim me banorët e lagjes Teteks 2 në Tetovë.

Në këtë takim u prezantua nga ana e kandidatëve programi i koalicionit “Shtet për të gjithë”, i cili i garanton qytetarëve një ndryshim rrënjësor në shumë e sfera sociale-ekonomik, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, si dhe kulturës.

Kandidatët Neziri dhe Ismaili prezantuan gjithashtu në detaje zgjidhjen e problemeve të shumta që ka Tetova dhe tetovarët. Si dhe gjatë takimit, u dëgjuan brengat që hasin qytetarët dhe të cilat me vite të tëra ngelen të pa zgjidhura.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA në ditët në vazhdim do të kenë edhe takime të tjera, me çdo qytetarë, për të dëgjuar nga afër problemet e tyre, për ta prezantuar programin fitues i cili është garantues i zgjidhjes së çdo problemi dhe pengese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments