6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / PASQYRA SIÇ NUK DUHET TË DUKEMI PARA BOTËS

Abdulla Mehmeti / PASQYRA SIÇ NUK DUHET TË DUKEMI PARA BOTËS

Parullat e pamatura politike që i kanë dëmtuar dhe mund t’i dëmtojnë shqiptarët edhe në të ardhmen:

“Edhe barë do të hamë, por askujt nuk i nënshtrohemi” (aluzioni është në shndërrimin e Shqipërisë dhe të viseve shqiptare në Etiopi);

“Bukë e kripë, vetëm shqip”(aluzioni është në shndërrimin e viseve shqiptare në Palestinë);

“O do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë” (aluzioni është në shndërrimin e viseve shqiptare në Bosnje e Hercegovinë); si dhe parulla të ngjashme.

Kreatorët e këtyre parullave (politikave) nuk ka rëndësi nëse dihen apo nuk dihen, por e vërteta dhe porosia (naive) e këtyre parullave duhet të dihet: nga këto politika, populli shqiptar edhe gjatë kohë do të hajë barë, kripë dhe pluhur nëpër rrugët e botës, për interesat e një klase politike të papërgjegjshme dhe jovizionare, e cila e ka vendosur në udhëkryq çështjen shqiptare edhe pas një shekulli nga pavarësia e Shqipërisë dhe njëzet vjet pas çlirimit të Kosovës.

Shqiptarët në Maqedoni ende sorollaten mes nënshtrimit ndaj interesave të huaja dhe euforisë, pa vizion dhe pa kod të identitetit kombëtar.

(10 prill 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments