12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / PAPAGALLËT E POLITIKAVE TË DËSHTUARA

Abdulla Mehmeti / PAPAGALLËT E POLITIKAVE TË DËSHTUARA

Reliktet e vjetra të lëvizjeve politike të shqiptarëve, në të gjithë hapësirën etnike, të frymëzuara dhe dehura me histori të rrejshme nga e kaluara, nuk mund të krijojnë vizion të ri për ndërtimin e shtetit dhe përparimin e kombit.

Populli shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, nuk duhet të shpresojë në shtet ligjor, demokraci dhe progres, me këto struktura politike që e udhëheqin sot. Këto janë shtete të palustruara, që nuk kanë pastruar ende me të kaluarën komuniste, me regjimet e mëparshme totalitare, edhe të periudhës së tranzicionit.

Bujqit e mirë, ka kohë që i kanë hequr parmendat mesjetare, plugjet e tërhequr me bagëti dhe i kanë zëvendësuaar ato me traktorë, multikultivatorë dhe teknologji moderne. Pse të mos veprojnë ngjashëm qytetarët shqiptarë në këto shtete, t’i zëvendësojnë udhëheqësit, politikanët relikte të së kaluarës, me ide të vjetruara, pasues të verbër dhe papagallë të politikave të dështuara.

Secila periudhë kohore i lind njerëzit e saj, me çip gjenetik përkatës, vetëm se atyre duhet t’u hapet rruga që t’u prijnë proceseve të reje, ta ndërtojnë të ardhmen e tyre siç ka nevojë gjenerata e re, dhe siç diktojnë rrethanat e sotme, si tek të gjithë popujt e qytetëruar, ku e vjetra zëvendësohet gjithmonë me të renë, sidomos mendërisht, përmes ideve përparimtare.

(19 prill 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments