3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / MBI PUSHTETET DIKTATORIALE DHE REGJIMET TERRORISTE

Abdulla Mehmeti / MBI PUSHTETET DIKTATORIALE DHE REGJIMET TERRORISTE

Pushtetet që për secilin mandat vjedhin me miliarda euro nga pasuria e shtetit dhe qytetarët, nuk janë pushtete diktatoriale, por regjime terroriste. Si të tillë, këto regjime duhet të dënohen nga qytetarët e vendeve përkatëse dhe nga gjykatat speciale vendëse dhe ndërkombëtare për krime të rënda kundër njerëzimit.

Sa herë që shpërthen ndonjë aferë e madhe politike, financiare, korrupsioni apo krimi të organizuar në nivele të larta të pushtetit në disa shtete të rajonit, drejtuesit e pushtetit menjëherë fillojnë përmes mediave t’i “qetësojnë” qytetarët, t’i drogojnë përmes progandës me premtime të rrejshme, kinse me investime të mëdha kapitale, rritjen e rrogave, të pensioneve, subvencioneve, përfitimeve dhe dobive të tjera për qytetarët nga shteti.

Në shtetet demokratike dhe të përparuara këto mashtrime janë të dënueshme me ligj, vetëm në shtetet postkomuniste, në “tranzicion demokratik” të pafund, kjo propagandë gëlltitet nga qytetarët për shkak të pamundësisë për gjetjen e zgjidhjeve të tjeta, meqë partitë politike që i përfaqësojnë qytetarët e këtyre vendeve janë pjesë e kësaj loje kriminale, e këtij komploti kundër qytetarëve.

Diktatura nuk nënkupton vetëm torturë dhe vrasje fizike të kundërshtarëve politikë, të qytetarëve të nënshtruar të një shteti, por edhe vrasjen psikologjike dhe dënimin me varfëri, plaçkitjen dhe terrorizimin e vazhdueshëm të qytetarëve me premtime boshe, kur shpenzimet e përgjithshme rriten 100, 200, 300%, ndërsa të ardhurat, rrogat dhe pensionet rriten për 0.5- 5%, edhe atë, në mënyrë fiktive!

(20 gusht 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments